LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Allegrit zbulon se si dështoi kalimi i tij tek Real Madridi në çastet e fundit

Agjenti i Allegrit zbulon se si dështoi kalimi i tij tek Real Madridi në çastet e fundit

Giovanni Branchini, agjenti i Massimiliano Allegrit, ka reflektuar mbi trajnerin e Juventusit duke folur për kohën kur ai ishte vetëm një hap larg për të marrë drejtimin e Real Madridit në 2021.

Pas përfundimit të sezonit 2020/2021, Zinedine Zidane vendosi që të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit për herën e dytë, duke e detyruar gjigantin spanjoll që të gjejë një zëvendësues adekuat. Gjatë asaj kohe, Allegri ishte i papunë, pasi ishte larguar nga Juventusi dy vite më herët (2019).


Në fund, Real Madridi emëroi në stol Carlo Ancelottin pasi Allegri vendosi që të rikthehej për herë të dytë tek Juventusi, një periudhë e cila u karakterizua me probleme të ndryshme jashtë fushës, duke nisur që nga ato financiare e deri tek dënimet e gjata të lojtarëve.

“Nëse ai do të kishte nënshkruar, Allegri do të bëhej trajner i Real Madridit. Gjithçka ishte pranuar, gjithçka, gjithçka. Por në fund, me shumë pendim në zemrën e tij, ai vendosi të mos e bëjë këtë. Ishte nja vendim i dhimbshëm për të dy ne”, ka thënë Branchini.

Juventus tashmë e ka të qartë se kush do të jetë zëvendësuesi i Allegrit në stol
Lexo po ashtu Juventus tashmë e ka të qartë se kush do të jetë zëvendësuesi i Allegrit në stol

“Ai nuk nënshkroi për një klub tjetër që i ofroi më shumë, por vendosi të qëndronte në Itali për shkak të dy arsyeve, një problemi familjar dhe ofertës së Juventusit për tu rikthyer. Këto dy arsye u bën shkaktar që ai vendosi të mos largohej nga Turin”, është shprehur agjenti i Allegrit.

“Unë i kam komunikuar vendimin Jose Angel Sanchezit (drejtorit të Real Madridit), unë gjithmonë bisedoj me të. Ai është personi që i besoj më së shumti, ani pse e njoh Florentino Perez. Në rast se Florentino më telefonon, unë i drejtohem atij, por nëse telefonoj Real Madridin, unë bisedoj me Jose Angel. Real Madridi është një klub fantastik me njerëz shumë profesionistë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori