LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Allegrit flet për refuzimin e Real Madridit dhe rikthimin e Ronaldos te Man Utd

Agjenti i Allegrit flet për refuzimin e Real Madridit dhe rikthimin e Ronaldos te Man Utd

Agjenti i Massimiliano Allegrit, Giovanni Branchini konfirmoi se trajneri i Juventusit e refuzoi Real Madridin në verë dhe beson se Bianconerët dhe Cristiano Ronaldo kanë dalë si humbës në rikthimin e portugezit në Manchester United.

Allegri u kthye në Juventus duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare në verë. Ai ishte shkarkuar dy vjet më parë, pavarësisht se kishte fituar 11 trofe në pesë sezone.


Agjenti i tij tani ka konfirmuar se trajneri toskan e hodhi poshtë punën te Real Madrid përpara se të nënshkruante rikthimin te Juventusi.

Allegri për Ronaldon: I uroj fat te Man Utd, jeta vazhdon
Lexo po ashtu Allegri për Ronaldon: I uroj fat te Man Utd, jeta vazhdon

“Gjithçka u krye, e vetmja gjë që mungonte ishte nënshkrimi i tij në kontratë. Ka disa arsye pse ai tha jo, por ai nuk është penduar për këtë”, ka thënë fillimisht Branchini për Sky Sport Italia.

Ronaldo ishte ende lojtar i Juventusit kur Allegri u emërua trajner i Juventusit, por ylli portugez u largua nga Torino pak ditë para përfundimit të afatit kalimtar të verës, duke përfunduar një transferim prej 15 milionë euro te Unitedi.

Portugezi kaloi tre sezone në Torino, duke shënuar 101 gola në 134 ndeshje. Ai luajti sezonin e tij të parë në Itali nën drejtimin e Allegrit, por ishte sezoni më pak i frytshëm nga tre të tij në Allianz Stadium.

Ai shënoi 28 gola në 43 paraqitje nën drejtimin e Allegrit në sezonin 2018/19. 36-vjeçari vazhdoi të shënojë 37 gola në 46 ndeshje nën drejtimin e Maurizio Sarrit dhe 36 gola në 44 paraqitje me Andrea Pirlon te Bianconerët.

Ronaldo mori vendime të gabuara kur iu bashkua Juves dhe Unitedit? Barca mund të jetë gabimi i radhës
Lexo po ashtu Ronaldo mori vendime të gabuara kur iu bashkua Juves dhe Unitedit? Barca mund të jetë gabimi i radhës

“Ishte fundi i një rrugëtimi dhe mendoj se interesi i të dyja palëve ishte i njëjtë”.

“Ndoshta, koha ndikoi në Juventus, por Ronaldo nuk po kalon një kohë të mirë në Manchester United dhe mendoj se si Juventusi ashtu edhe lojtari janë humbës në këtë situatë, megjithëse në atë moment ishte një vendim i përbashkët”, përfundoi agjenti i Allegrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori