Kryeqyteti i Bullgarisë që nga dje po frymon shqip.
Shumë tifozë dhe bashkatdhetarë tanë nga vende të ndryshme të Evropës kanë udhëtuar në Sofje, për të qenë afër Dardanëve dhe për t’u dhënë zemër në këtë ndeshje tejet të rëndësishme.
Presidenti Agim Ademi, falënderon të gjithë tifozët dhe bashkatdhetarët tonë që nga të gjitha viset ku jetojnë kanë marrë rrugën e gjatë për të mbështetur ekipin kombëtar të Kosovës.
“Më gëzon fakti që sot ekipin kombëtar, ekipin e zemrës që e ndërtuam me shumë punë e sakrificë, por edhe me shumë dashuri po e mbështesim fuqishëm të gjithë. Paraqitjet e djemve tanë Dardanë po na bëjnë të gjithëve krenarë. Falënderoj të gjithë bashkatdhetarët që nuk po kursejnë asgjë për të qenë afër Kombëtares kudo që ajo luan”.
“Jam i lumtur që e kemi krijuar një ekip të fortë e cilësor dhe kam besim të plotë në punën e shtabit teknik dhe në angazhimin dhe kualitetin e futbollistëve.
Sot, djemve tanë u dëshiroj sukses dhe shpresoj t’u prijë fati dhe të mos kenë lëndime. Sot, ata kanë edhe një arsye shtesë për angazhim dhe për lojë sa më të mirë”.
“Në këtë ndeshje do të luajmë pa Arbërin, i cili u lëndua në krye të detyrës. Me paraqitjen që do ta kemi sonte do t’i japim atij shumë kurajë e mbështetje në kalimin sa më të shpejtë të lëndimit dhe kthimin edhe më të fortë të tij në klubin ku luan dhe në Kombëtare. Prandaj, suksese djema, jemi me ju dhe kemi besim të plotë që do të vazhdojmë me krenari e përgjegjësi. Ju jeni krenaria jonë. Na priftë e mbara sonte”, ka theksuar presidenti Agim Ademi në prag të ndeshjes së sotme kundër Bullgarisë.
Të rikujtojmë se Kombëtarja jonë është në një seri fantastike prej 13 ndeshjeve pa humbje, derisa në disa prej ndeshjeve të fundit vetëm fati i ka munguar për t’iu gëzuar fitores.
Shpresojmë se sonte në stadiumin “Vasil Levski” edhe fati do të jetë në anën e Dardanëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën