LAJMI I FUNDIT:

Afrim Gashi: BDI-në duhet ta dërgojmë në opozitë

Afrim Gashi: BDI-në duhet ta dërgojmë në opozitë
Foto: TV21

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në ClickPlus ka vlerësuar se partitë shqiptare duhet të bëhen bashkë, për të dërguar BDI-në në opozitë.

“BDI-ja duhet të shkojë në opozitë. Ne duhet të bashkohemi që të realizojmë këtë ide. Kjo që po e flas unë nuk është edhe pak. Ne komunikojmë në mes vete dhe do ta shohim si rrjedh procesi”, tha Gashi.


I pyetur konkretisht për Grupin e zjarrit, fraksionin brenda BDI-së, Gashi tha se “kanë komunikim me zotëri Mexhitin pasi me të njëjtin takohen në Kuvend”.

Ai u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me partitë shqiptare në interes të popullit shqiptar.

“Besa, Grupi i zjarrit të cilët ende nuk e kanë përfunduar betejën në BDI, nëse ata vendosin që të kenë parti në vete… për mua është me rëndësi që në mars të vitit të ardhshëm, kur ne jemi në zgjedhje, për hir të asaj shprese dhe atyre punëve të mira që duhet të bëhen për njerëzit, ne duhet të shfaqim gatishmëri, për të gjithë shqiptarët të bëhemi bashkë”, u përgjigj Gashi në pyetjen se kush e përbën opozitën shqiptare.

Se cilat janë kushtet për një bashkëpunim, Gashi me përgjigje: “S’duhet me pas kushte”.