LAJMI I FUNDIT:

Aforizma brilante të Napoleonit, që duhet t’i lexoni

Aforizma brilante të Napoleonit, që duhet t’i lexoni

Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por, edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës.

Në kulmin e pushtetit të tij, ai kontrollonte një pjesë të madhe të Evropës, nga Gadishulli Iberik në perëndim e deri në Poloninë e ditëve të sotme në lindje.


Napoleoni ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni më poshtë aforizmat e strategut të madh të përzgjedhura nga “Tirana Observer”.

– Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim

– Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.

– Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.

– Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.

– Në politikë, absurditeti nuk është handikap.

– Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.

– Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.

– Një lider është një tregtar me shpresë.

– Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.

– Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifeja.

– Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.

– Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.

– Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.

– Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.

– Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.

– Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.

– Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.

– Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.

– Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.

– Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.

– Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.

– Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen.

– Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.

– Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord.

– Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

– Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.

– E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.

– Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im.

– Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.

– Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.

– E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.

– Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.

– Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim.

– Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.

– Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre.

– Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.

– Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.

– Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.

– Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.

– Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.

– Pasuria nuk është të kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.

– Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.

– Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.

– Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.

– Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.

– Lufta është biznesi i barbarëve.

– Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.