Afganistani mirëpritet arrestimin e ushtarëve britanikë


Këto komente të zëdhënësit të Ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit, Mohammad Zaher Azimi, u bënë pasi ministria e mbrojtjes e Britanisë njoftoi se shtatë pjesëtarë të saj janë arrestuar dje, të dyshuar për vrasje lidhur me një incident në Afganistan, vitin e kaluar.
Ministria tha se në incident nuk ishin të involvuar civilët por, ka të bëjë me “veprimin me një kryengritës”, transmetojnë mediat.
Ministria theksoi se arrestimi nuk është bërë në Afganistan.
Britania i ka afro 9500 ushtarë në Afganistan, dhe është e dyta për nga numri i pjesëtarëve të saj në këtë vend pas Shteteve të Bashkuara.
Pjesa më e madhe e kontingjentit britanik ndodhet në provincën Helmand në jug të Afganistanit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/10/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































