LAJMI I FUNDIT:

Më afër se Hëna, asteroidi do të kalojë sot afër Tokës

Më afër se Hëna, asteroidi do të kalojë sot afër Tokës

Asteroidi ka një diametër deri në 49 metra dhe fluturon me shpejtësi 28,000 km/orë.

Një asteroid do të kalojë pranë Tokës sot dhe ai do do të ketë distancë larg planetit tonë sa një e treta e distancës mesatare të Hënës, transmeton Telegrafi.


“Pritet të fluturojë larg tokës rreth 120 mijë kilometra larg”, tha Manfred Gaida nga Qendra Gjermane Hapësinore (DLR). Në dimensionet hapësinore, kjo distancë është shumë afër Tokës.

“Ka ende paqartësi sesi asteroidi ndryshojë orbitën e tij gjatë fluturimit, por ajo që është e sigurt është se ai vjen afër nesh, por jo sa të na rrezikojë”, tha Gaida.

Kush dëshiron të shohë asteroidin, ai duhet të bëhet gati pasdite, sepse në orën 18:12 ai do të kalojë pranë Tokës.

Asteroidi me emrin “2011 ES4” është shumë i zbehtë për t’u parë me sy të lirë. Është një trup relativisht i vogël, me madhësinë e një ndërtese. /Telegrafi/