LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i zhdukur MH370 kishte ngarkesë “misterioze” 89 kilogramë, pas ngritjes!

Aeroplani i zhdukur MH370 kishte ngarkesë “misterioze” 89 kilogramë, pas ngritjes!

Aeroplani i kompanisë ajrore Malajzia Airlines 370 kishte një ngarkesë shtesë “misterioze” në listën e fluturimit pas ngritjes, sipas një inxhinieri, gruaja dhe dy fëmijët e të cilit ishin në bordin e fluturakes kur u zhduk në 2014.

Ghyslain Wattrelos tha për gazetën ‘Le Parisien’, se hetuesit francezë bënë zbulimin duke hetuar pasagjerët dhe bagazhin e raportuar në aeroplan.


Boeing 777 me 239 pasagjerë që fluturonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit u zhduk më 8 mars 2014, dhe supozohet se është rrëzuar në Oqeanin Indian.

Një raport sigurie mbi fatkeqësinë nga një ekip ndërkombëtar në korrik të vitit të kaluar zbuloi se avioni kishte gjasa të largohej nga kursi ‘nga dikush’ dhe fluturoi për disa orë pas ndërprerjes së komunikimeve.

“Gjithashtu u mësua se një ngarkesë misterioze prej 89 kilogramësh u shtua në listën e fluturimit pas ngritjes”, tha Wattrelos.

“Një kontejner ishte gjithashtu e mbingarkuar, pa e ditur askush”, shtoi ai.

Hetuesit francezë që shqyrtuan të dhënat e fluturimit në selinë e Boeing, besojnë se piloti ishte në kontroll të Boeing 777 “deri në fund”.

“Disa kthesa anormale të bëra nga 777 mund të bëhen vetëm në mënyrë manuale. Kështu që dikush ishte në krye”, tha një person i paidentifikuar, i cituar si një burim i afërt me hetimin për ‘Le Parisien’.

Kjo hartë tregon rrugën e planifikuar të MH370 dhe zonën ku mbetjet e aeroplanit u gjetën në shtator 2018. MH370 ishte më pak se një orë në fluturimin e tij nga Kuala Lumpur drejt Pekinit kur u zhduk nga radari. Hetuesit besojnë se ai u largua nga rruga dhe u zhduk diku në Oqeanin Indian.

Por, Wattrelos, 54-vjeç, beson se aeroplani ishte rrëzuar qëllimisht dhe se hetuesit i thanë atij se të dhënat “i japin peshë” mundësisë që piloti të ketë bërë një gjë të tillë.

Pjesët e shpërndara të aeroplanit në brigjet afrikane dhe ishujt e Oqeanit Indian tregojnë se MH370 u rrëzua në një shtrirje të largët të oqeanit, por një kërkim shumë-qeveritar nga Australia, Malajzia dhe Kina nuk ka arritur të përcaktojë një vendndodhje.

Hetuesve francezë do t’u marrë edhe një vit kohë për të shqyrtuar të dhënat përpara se të publikojnë gjetjet e tyre. Përderisa nuk ka pasur ndonjë shenjë tjetër, ekspertët e aviacionit kanë hedhur poshtë mundësinë e rrëmbimit të udhëtarëve.

Wattrelos thotë se mospërputhjet e fakteve ‘po ushqejnë nevojën’ për të vazhduar hetimin nga hetuesit francezë, edhe pse beson se ai kurrë nuk do të mund të mësojë të vërtetën e plotë.

“Mund të jetë paaftësi ose manipulim. Gjithçka është e mundur. Kjo do të jetë pjesë e pyetjeve për malajzianët”, tha ai.

Ndryshe, zhdukja e aeroplanit MH370 është misteri më i madh në historinë e aviacionit botëror.

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori