LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i vogël rrëzohet në një rrugë të Argjentinës, ‘bie mbi’ një grua dhe vajzën e saj trevjeçare – shpëton mrekullisht piloti

Aeroplani i vogël rrëzohet në një rrugë të Argjentinës, ‘bie mbi’ një grua dhe vajzën e saj trevjeçare – shpëton mrekullisht piloti

Një video tronditëse ka kapur momentin kur një aeroplan u përplas në një rrugë në Argjentinën qendrore përpara se të përplaset me një grua dhe vajzën e saj – duke lënë pilotin dhe dy këmbësorët të plagosur rëndë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yésica Acuña, 27, dhe tre vjeçarja Isabella Santiago po ktheheshin në shtëpinë e tyre dhe u ndalën për të parë dy aeroplanë të vegjël që kryenin manovra në fshatin malor të Villa General Belgrano të shtunën mbrëma.


Sipas Infobae, piloti, Fernando Endrigo, 35 vjeç, po bënte një shfaqje akrobatike së bashku me një avion të dytë si pjesë e festimeve të dasmës për Rodrigo Cerioni, një pilot i njohur marifetesh.

Por Endrigo dukej se humbi kontrollin e aeroplanit teksa po zhytej drejt e poshtë.

Aeroplani goditi një pemë përpara se të përplasej në Acuña dhe Santiago.

Siç bëhet e ditur më tej, zjarrfikësit u desh të “prisnin” aeroplanin për të nxjerrë Endrigon nga rrënojat.

Endrigo, Acuña dhe Santiago fillimisht u dërguan me urgjencë në spitalin Eva Perón në Santa Rosa de Calamuchuta, dhe më pas u transferuan në objekte të tjera mjekësore në Cordoba.

Endrigo pësoi ‘goditje në gjoks, bark, frakturë të kyçit të këmbës së majtë dhe traumë në kokë’.

Ai ndodhet në gjendje kritike ndërsa po trajtohet në Spitalin Universitar Privat të Cordobas.

Ndërkohë thuhet se Bordi i Sigurisë së Transportit është duke hetuar shkakun e aksidentit. /Telegrafi/