Një aeroplan i kompanisë Boeing që po udhëtonte nga Guantanamo e Kubës me 143 persona, rrëshqiti në një lum të Floridës të premten, si pasojë e vetëtimës, gjatë aterimit në një bazë ushtarake, duke lënë të lënduar 21 persona.
Nuk ka pasur raportime të viktimave apo lëndimeve të mëdha. Autoritetet theksuan se 21 personat u vendosën në spital dhe konsiderohet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aeroplani Boeing 737-800 që arriti nga Guantanamo me 136 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, u përplas në lumin Shën Xhons, njoftoi një zëdhënës i bazës ajrore të Floridës, rtransmeton REL.
Kryetari i qytetit Xheksonvill, Lenny Curry, tha se presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka telefonuar menjëherë për të ofruar ndihmë.
Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, Boeing, nxorri nga përdorimi gjithë flotën e avionëve 737 Max, pas dy aksidenteve të mëdha me qindra viktima.
Kompania amerikane Boeing tha se do t’i pezullojë fluturimet e të 371 avionëve.
Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, tha se provat e reja dhe të dhënat satelitore nxitën vendimin për ndalimin e përkohshëm të avionëve.
Nga rrëzimi i avionit i kompanisë ajrore të Etiopisë, humbën jetën të 157 njerëzit në bord.
Tetorin e kaluar, një avion i Boeing-ut, po ashtu i llojit 737 Max, është rrëzuar në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli sulmon Iranin me raketa
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte "mesazhi i Tel Avivit për Teheranin"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi