LAJMI I FUNDIT:

Adrola Dushi flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti: Martesa nuk ishte gabim, ishim të rinj

Adrola Dushi flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti: Martesa nuk ishte gabim, ishim të rinj

Bukuroshja Adrola Dushi ka folur së fundmi si rrallë herë për jetën e saj private.

Në emisionin :Xing” me Ermalin, ajo ka rrëfyer për herë të parë se lajmet për ndarjen nga bashkëshorti kanë qenë të vërteta, ndërsa e quajti gabim faktin se u martua shumë e re.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”, ka thënë ndër të tjerash Adrola.


Ndërsa në pyetjen provokuese se mos gjodhi karrierën përpara ish-bashkëshortit, modelja u përgjigj: “Jo absolutisht, gjëja që do zgjedh gjithmonë në jetën time është ndjesia e mirë, jo karriera. Karriera nuk të përmbush. Kishim arsyet tona që na sollën në këtë pikë”.

Ish-çifti janë prindër të një djali, të quajtur Troi, e që sipas modeles është arsyeja pse ata ruajnë ende raporte të mira shoqërore.

“Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani, aq sa na takon. Flasim me njëri-tjetrin, kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr e shamatë, kjo është gjë e mirë. Troi vdes për babin, për gjyshërit, takohen shpesh. Troit nuk i mungon as mami, as babi, as gjyshërit. Troi është ajo qershia mbi tortë në familjet tona”, ka përfunduar Adrola. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Magazina
Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Magazina
Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori