LAJMI I FUNDIT:

Adrien Brody zbulon se Jack Nicholson i kishte kërkuar atij dhe disa të nominuarve të tjerë që të bojkotonin ceremoninë e “Oscars 2003” si formë proteste kundër luftës në Irak

Adrien Brody zbulon se Jack Nicholson i kishte kërkuar atij dhe disa të nominuarve të tjerë që të bojkotonin ceremoninë e “Oscars 2003” si formë proteste kundër luftës në Irak

Gati 20 vjet pas fitores së tij historike për aktorin më të mirë për “The Pianist”, Adrien Brody zbulon se fituesi i trefishtë i ‘Oscars’, Jack Nicholson, i kërkoi të bojkotonte ceremoninë.

Brody ende mban rekordin si fituesi më i ri ndonjëherë i çmimit “Aktori më i mirë”, për performancën e tij të jashtëzakonshme si i mbijetuari i Holokaustit Wladyslaw Szpilman në “The Pianist”, atë kohë ai ishte 29 vjec.


Aktori, tani 48 vjeç, foli për përvojën në një intervistë të gjerë me Sunday Times, ku zbuloi se Nicholson u kërkoi të gjithë të nominuarve të bojkotonin ceremoninë si përgjigje ndaj pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, vetëm disa javë përpara transmetim televiziv.

Brody ishte i vetmi i nominuar atë vit që nuk kishte fituar një Oscar, i nominuar së bashku me Nicholson, Nicolas Cage, Daniel Day-Lewis dhe Michael Caine, shkruan DailyMail.

Të gjithë të nominuarit u ftuan në shtëpinë e Nicholson për të diskutuar reagimin e tyre të mundshëm ndaj pushtimit të Irakut nga ShBA-ja, i cili ndodhi vetëm katër ditë përpara transmetimit të ‘Oscars’ më 23 mars 2003.

Nicholson sugjeroi që të gjithë të nominuarit të tregojnë solidaritetin e tyre dhe të bojkotojnë ceremoninë së bashku, por Brody, i cili nuk ishte nominuar kurrë më parë, e bëri të qartë se do të shkonte.

“Nuk e di për ju djema, por unë do të shkoj. Më duhet të paraqitem. Prindërit e mi po vijnë. Kjo nuk ndodh shumë shpesh. E di që ju jeni të gjithë fitues. Mund të mos vini. Por unë nuk mundem”, u kishte thënë Brody.

Të pesë të nominuarit u shfaqën në event dhe fitorja e Brody mori gjithashtu një kthesë të diskutueshme vetëm pak çaste më vonë, kur ai doli në skenë për të marrë çmimin nga fituesja e çmimit “Aktorja më e mirë” në vitin paraprak, Halle Berry dhe i dha asaj një të improvizuar puthje në skenë.

Ai tregoi gjatë fjalës së tij se nuk kishte përgatitur asgjë, sepse sa herë që e bënte, nuk fitonte, para se të vazhdonte të falënderonte nënën dhe babanë e tij për të gjithë ‘kreativitetin dhe inkurajimin’ e tyre.

Ai vazhdoi të falënderojë njeriun që portretizoi, Wladyslaw Szpilman, një kompozitor i muzikës klasike polake me origjinë hebraike që i mbijetoi Holokaustit, dhe regjisorin Roman Polanski për rolin jetësor.

Aktori i njohur gjithashtu kishte folur për situatën në Irak gjatë fjalimit të tij.

“Jam i mbushur me shumë trishtim sonte sepse po pranoj një çmim në një kohë kaq të çuditshme. Përvoja ime e realizimit të këtij filmi më bëri shumë të vetëdijshëm për trishtimin e njerëzve në kohë lufte dhe pasojat e luftës. Në këdo  që beson, nëse është Zoti apo Allahu, shpresoi se do të iu ruajë dhe le të lutemi për një zgjidhje paqësore dhe të shpejtë”, tha ai, gjë që fitoi një ovacion të fortë nga turma brenda teatrit ‘Dolby’ në Hollywood.

Të gjitha lajmet nga Adrien Brody
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adrien Brody

Brody zbuloi se ai u shkëput plotësisht nga jeta e tij për të luajtur Wladyslaw Szpilman – madje u nda me të dashurën e tij në atë kohë, dhe tani, gati dy dekada më vonë, ai ende nuk mund ta shikojë filmin.

“Nuk mund ta shikoj as filmin. nuk mundem. Unë qaj disi kur flas për këtë”, tha Brody, i cili aktualisht luan në Winning Time të HBO-së si trajneri i Los Angeles Lakers, Pat Riley. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori