LAJMI I FUNDIT:

Adriatik Kelmendi u përgjigjet akuzave të Albulena Haxhiut

Adriatik Kelmendi u përgjigjet akuzave të Albulena Haxhiut

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka sulmuar sot gazetarin dhe publicistin Adriatik Kelmendi, duke thënë që ai ka qenë prapa organizimit të protestës pro demarkacionit dhe që po e krahason Vetëvendosjen me Listën Serbe dhe Rusinë.

Ndaj kësaj dhe reagimeve të tjera, para pak minutash, Kelmendi është përpjekur ta sqarojë situatën duke kërkuar falje nëse dikush nga Vetëvendosje është ndjerë i fyer nga deklaratat e tij.

Kelmendi ka thënë që nuk është i bindur që Kosova humb territor me demarkacionin prandaj po kërkon të miratohet, si dhe ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë organizuar protestën e sotme para Kuvendit.

Statusi i plotë i Adriatik Kelmendit pa ndërhyrje

Shkurt:

Kurrë nuk kam thënë dhe as nuk mendoj se Lëvizja “Vetëvendosje!”, ose ndonjë parti tjetër shiptare në Kosovë, është e Rusisë. Kushdo që e ka interpretuar një status timin në këtë frymë ka keqinterpretuar. Nëse dikush nga Lëvizja “Vetëvendosje!” është ndjerë i fyer si rrjedhojë e interpretimit të statusit tim, ndonëse unë nuk kam pasur intencë të atillë, iu kërkoj falje!Kam miq të mirë në LVV dhe mendoj se ka patriotë të vërtetë brenda saj, pavarësisht se ndodh që shpesh të kem opinione të ndryshme me ta, siç ndodh edhe me përfaqësuesit e partive të tjera, ose individë të tjerë.

Nuk jam i bindur se Kosova po humb territor . Nuk mendoj se demarkacioni duhet ratifikuar vetëm për shkak të kushtit për liberalizim të vizave. Vlerësoj se nëse përcaktimi i Kosovës është Perëndimi, anëtarësimi në BE dhe partneriteti me SHBA-në, është jetike për t’i plotësuar kriteret e Brukselit dhe të mos i armiqësojmë raportet me Washingtonin.

Nuk ka asgjë të keqe të marr pjesë në protesta për ato që mendoj se janë të mira për Kosovën dhe shqiptarët, por edhe kauza të tjera të cilat i vlerësoj të drejta. Nuk kam pasur asgjë të bëj në asnjërën cilësi me çfarëdo proteste të organizuar sot. Nëse do të doja ta mbështesja çfarëdo proteste do ta bëja me thirrje publike dhe me pjesëmarrje fizike, siç kam bërë në të kaluarën.

Po, do t’i bëj “presion”, në mënyrën time, secilit vendimmarrës në shtet nëse vlerësoj se puna e tij është e dëmshme. Qytetaria aktive është imperativ për ndryshime pozitive në vend.

Asnjëherë nuk do të bëj përpjekje që dikujt t’ia cenoj të drejtën që të pajtohet, ose mos pajtohet me qëndrimet e mia. S’ka njeri të pagabueshëm. Argumentet dhe kundërargumentet, me një fjalë debati konstruktiv, i sjell të mira shoqërisë. Fyerja, ofendimi e linçimi nuk sjellin asnjë progres. Përkundrazi!

P.S.: I falëmnderoj të gjithë atyre që sot reaguan në mbrojtje të fjalës dhe mendimit të lirë. Një ditë mund të jem unë, ditën tjetër i vjen radha tjetrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori