LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi rrëfen përjetimet emocionuese gjatë xhirimeve të filmit “Zana”: Disa herë kam përfunduar në emergjencë

Adriana Matoshi rrëfen përjetimet emocionuese gjatë xhirimeve të filmit “Zana”: Disa herë kam përfunduar në emergjencë

Adriana Matoshi është pa diskutim njëra ndër aktoret më të dashura për publikun.

Ajo ka fituar simpatinë e të gjithëve me rolet e saj në projekte të ndryshme filmike.


Nuk po ndalet duke marrë çmime për shumicën e roleve që ajo ka luajtur.

Adriana Matoshi së fundmi ajo me filmin “Zana” ka shënuar suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

“Sasa” sot ka qenë e ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, me ç’rast ka dhënë detaje për filmin.

Matoshi thotë se në këtë film të gjithë kanë dhënë maksimumin, madje personalisht thotë se ka përfunduar disa herë në emergjencë.

Ajo tregon se në filmin “Zana” janë pasqyruar disa ngjarje që një nënë shqiptare ka përjetuar pas luftës së Kosovës.

“Pasi kanë përfunduar xhirimet, unë kam përfunduar te psikologu. Kur flejsha në gjumë fillonte aksionin në kokën time dhe përfundonte në diçka tjetër. Më është dukur sikur unë vet po i përjetoj ato ngjarje”.

Aktorja thotë se shumë njerëz janë prekur nga filmi dhe kam pasur mesazhe pa fund, përcjell Telegrafi.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë atë ngjarje që e ke pasqyruar në film më është dukur sikur është e imja”, tregon më tej ajo.

Adriana më tej tregon se edhe në momentin kur është shfaqur premiera në Toronto [Kanada], e ka pasur të vështirë të flejë pa lënë dritën ndezur.

Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori