LAJMI I FUNDIT:

Adomaitis vlerëson lartë fansat e Kosovës, Greenberg arsyeton humbjen ndaj Lituanisë

Adomaitis vlerëson lartë fansat e Kosovës, Greenberg arsyeton humbjen ndaj Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të premten mbrëma ka pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”.

Kosova para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është mposhtur prej Lituanisë me rezultat 99-61.


Adomaitis duke këshilluar të besuarit e tij

Pas takimit kanë folur të dy trajnerët e përfaqësueses, Brad Greenberg i Kosovës dhe lituanezi, Darius Adomaitis.

Ky i fundit deklaroi se kishte pritur një atmosferë të zjarrtë që krijojnë fansat, ndërsa pjesa e dytë ishte vendimtare në fitoren e tyre.

“Ne kemi dëgjuar shumë për fansat në Kosovë dhe kjo u vërtetua edhe sonte, se ata dinë të bëjnë atmosferë vërtetë të mirë. Megjithatë ne luajtëm më mirë, sidomos në pjesën e dytë, kur arritëm të praktikojmë mbrojtje shumë të fortë, duke e ditur edhe që Kosova nuk ka rotacion të mirë, andaj e gjithë kjo bëri që ne në fund të shënojmë fitore shumë të rëndësishme këtu në Kosovë”, tha Adomaitis.

Brad Greenberg, trajneri i përfaqësueses së Kosovës

Në anën tjetër, amerikani Brad Greenberg ka pohuar se ishte një ndeshje e vështirë dhe ne rezistuam në njëzet minutat e para.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ashtu edhe siç e kemi parashikuar. Lituania është një kundërshtar shumë i fortë, këtë e kemi thënë edhe para kësaj përballjeje. Ne i patëm 20 minutat tona të mirë, por më pas Lituania na krijoi probleme dhe kjo bëri që në fund ata të fitojnë më koshdallim të madh. Sidoqoftë fakti që po luajmë në kualifikime do të thotë shumë, sidomos për Kosovën, andaj ne na mbetet të përmirësohemi në ato elemente që sonte nuk ishim në nivelin e duhur. Kemi ende ndeshje të tjera në këto kualifikime, andaj ne do të përgatitemi së pari për takimin e radhës kundër Hungarisë, dhe më pas do të shohim të shkojmë hap pas hapi”, tha Greenberg.

Dardan Berisha, basketbollisti më efikas i ndeshjes 

Basketbollisti më efikas te Kosova ishte Dardan Berisha me 19 pikë ndërsa te lituanezët më i miri në fushë ishte Adas Jasikevicius me 16 pikë.

Kosova nuk ia del dot përballë tri herë kampionit të Evropës (Foto)
Lexo po ashtu Kosova nuk ia del dot përballë tri herë kampionit të Evropës (Foto)

Pas kësaj, Lituania zë pozitën e parë të renditjes tabelore të Grupit C me dy pikë, po aq sa ka edhe Polonia, e cila triumfoi kundër Hungarisë me rezultat 70:60.

Kujtojmë se në takimin e radhës Kosova do të jetë mysafire e kombëtares së Hungarisë ndërsa Lituania do ta pres para shikuesve të vetë Poloninë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori