LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti trokiti në derën e një shtëpie për të kërkuar ndihmë, kishte humbur rrugën për në shkollë – pronari mendoi se ishte hajn dhe i shkrepi dy plumba (Video)

Adoleshenti trokiti në derën e një shtëpie për të kërkuar ndihmë, kishte humbur rrugën për në shkollë – pronari mendoi se ishte hajn dhe i shkrepi dy plumba (Video)

Kamera e sigurisë e instaluar në katin e dytë të një shtëpi private, ka filmuar momentin kur një zjarrfikës i pensionuar qëllon me pushkë një adoleshent me ngjyrë i cili trokiti në derën e tij për ta pyetur se në cilin drejtim gjendet shkollë, pasi kishte humbur rrugën.

Videoja fillon duke shfaqur 14-vjeçarin Brennan Walker, duke iu afruar derës së shtëpisë së Jeffrey Zeigler në Rochester HIlls, Michigan, në orët e para të mëngjesit të 12 prillit, transmeton Telegrafi.


Disa sekonda më pas, Brennan shihet duke ikur me vrap në drejtim të rrugës, kurse 53-vjeçari Zeigler shfaqet gjysmë lakuriq duke mbajtur në dorë një pushkë nga e cila i shkrepë dy plumba.

Brennan i kishte ikur autobusi për në shkollën e Rochester-it, dhe kështu kishte trokitur në derën e shtëpisë së Zeiger për t’i ndihmuar të gjej rrugën për në shkollë.

Por, Zeigler ka deklaruar se kishte menduar se Brennan dëshironte ta plaçkiste. Megjithatë Zeigler ka përfunduar prapa grilave nën akuzën për sulm dhe tentim vrasje me armë zjarri.

Në ditën e tretë të gjykimit të Zeigler, gruaja e tij Dana Zeigler, shpërtheu në lot derisa ishte në cilësinë e dëshmitares. Ajo rikujtoi momentin kur Brennan iu afrua shtëpisë së tyre.

“Pashë një djalë me ngjyrë duke qëndruar para derës së shtëpisë dhe menjëherë i bërtita duke i thënë se çfarë po kërkon këtu. Ai më tha se ishte duke shkuar në shkollë dhe ishte ndalur para derës tonë, veprim ky që më frikësoi e në veçanti kur e vuri dorën në derë”, ka deklaruar Dana.

E pushtuar nga paniku, Dana kishte bërtitur me zë të lartë duke e zgjuar nga gjumi bashkëshortin. Kurse duke u munduar ta arsyetoj veprimin e saj, Dana tha se Brennan nuk dukej si një djalë i pafajshëm.

“Ai nuk dukej si fëmijë. Ishte një trupmadh që qëndronte para derës tonë. Si është e mundur të jetë nisur për në shkollë, kur në zonën ku jetojmë nuk ka ndonjë shkollë.

Por, britmat e saj ishin ato që e “aktivizuan” bashkëshortin që me vrap u nis poshtë shkallëve, duke e pyetur se çfarë po ndodh. Ajo kishte kapur telefonin për t’i telefonuar policisë, ndërsa Jeffrey pretendon se kishte qëlluar me pushkë si paralajmërim, por në një moment i kishte rrëshqitur këmba.

“Dëshiroja të gjuaj në ajër e jo në kraharorin e tij, dhe siç ju thash rrëshqita”, ka shtuar Jeffrey.

Por, kur u publikuan pamjet e kamerës u bind se nuk bëhej fjalë për një të rritur por për një 14-vjeçar.

Ai ka pranuar në gjyq se po ta dinte rastin, sigurisht se do ta ndihmonte të riun e ndoshta edhe do ta dërgonte me veturë në shkollë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori