Autori i librit “Kështjella e (mos) marrëveshjes”, Adnan Merovci, ka dhënë një sqarim shtesë lidhur me intervistën e tij në emisionin “Debat Plus”, ku ka thënë se “Thaçi ka shprehur pretendim për të punuar në shërbimin e Rugovës në vitin 1990”.
Lidhur me deklaratën për Hashim Thaçin e dhënë në ketë intervistë për RTV Dukagjinin, Merovci sqaron se konteksti i deklaratës lidhet me interesimin që Thaçi kishte shprehur atë kohë që të punojë në zyrën e Rugovës.
Kjo informatë, sipas Merovcit i është dhënë atij nga një person tjetër dhe jo drejtpërdrejt nga Hashim Thaçi, që nuk do të thotë se është e saktë apo jo, pasi që nuk është e vërtetuar.
Merovci sqaron dhe do të kuptohet drejtë që s’ka pasur interesim nga z. Thaçi, por flitet vetëm për informatë të ardhur nga dikush tjetër.
Sqarim nga Adnan Merovci:
“Dua të sqaroj se në emisionin Debat + në lidhje me deklaratën time për interesimin e z. THAÇI për tu angazhuar në Zyrën e z. RUGOVA sqaroj si në vijim:
Mua si përgjegjës i zyrës së z. RUGOVA më ka ardhur një informatë se z. THAÇI ka shprehur interesim për angazhim dhe nuk kam thënë asesi që këtë ma ka shprehur mua personalisht, as që është folur për këtë çështje ndonjëherë.
Unë këtë detaj në intervistë e përmenda për ta sqaruar takimin e z. THAÇI dhe z. RUGOVA në Rambuje pas shumë vitesh.
Pra sqaroj dhe them se informata më është thënë vite më vonë dhe me kaq përfundon çdo gjë.
Nuk kam thënë, as tash nuk them që ka pasur interesim të z. THAÇI. Shprehë keqardhjen time nëse jam keqkuptuar për deklaratën në fjalë!”, thuhet në sqarimin e Merovcit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur