LAJMI I FUNDIT:

Adnan Hyseni njofton se janë siguruar 70 mijë euro për mjekimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Shpëtim Heta

Adnan Hyseni njofton se janë siguruar 70 mijë euro për mjekimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Shpëtim Heta

Janë siguruar 70 mijë euro për mjekimin e ish-luftëtarit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Heta.

Adnan Hyseni, përmes një video-incizimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se tashmë shuma e nevojshme është siguruar.


Hyseni ka thënë se nesër në ora 03:00 të mëngjesit, Heta do të udhëtojnë nga aeroporti “Adem Jashari”, për shërim në Turqi.

Shpëtim Heta nga Drenasi, ish-ushtar i Brigadën 113 Mujë Krasniqi (Kapuçi), është invalid i luftës së UÇK-së, i plagosur me 21 mars 1999, me shkallë 70 për qind invaliditeti – gjithashtu është me mbetje plumbash në kokë.

Shpëtimi tani është edhe me dëmtim të rëndë të mëlçisë (CEROZ), i diagnostikuar me “ Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna”.

Hyseni ka falënderuar të gjithë bamirësit të cilët kanë kontribuar për ta mbledhur shumën e nevojshme, ndërsa në Turqi, ish-ushtari i UÇK-së do të shoqërohet përveç nga familjarët, edhe nga vet Adnan Hyseni. /Telegrafi/