LAJMI I FUNDIT:

Adelina Mamaqi: Të kontrollohen librat për fëmijë

Adelina Mamaqi: Të kontrollohen librat për fëmijë

Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Adelina Mamaqi, bën thirrje për t’u kontrolluar përmbajtja e librave nga institucionet e Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës të Shqipërisë. Ajo shprehet se tekstet për fëmijë kanë  probleme të mëdha gjuhësore, probleme didaktike dhe se janë tekste që nuk i edukojnë por i çedukojnë fëmijët.

“Miushka shkoi në dyqan dhe bleu një fjongo të bukur. U mendua gjatë dhe mendoi ta lidhte fjongon në bishtin e saj. Nga dyqani në shtëpi e ndjeu se rrugës po e shihnin andej-këtej… E kënaqur, Miushka u ul në shkallët e shtëpisë. Përtej gardhit ishte shfaqur Miushi dhe Miushka nuk po u besonte syve. Në Mbretërinë e Minjve, miushkat e kishin ëndërr të qëndronin pranë tij. Miushi u ul pranë Miushkës me fjongo në bisht dhe bashkë çuçuritën gjatë… Dhe u martuan…!”

Çfarë edukon ky tregim në të vërtetë?

“Çedukon, nuk edukon. Vetëm çedukon!”, përgjigjet Mamaqi. “Psikologjia dhe didaktika, ato ishin ingridienti i një brumi. Edhe botuesit edhe libraritë i kanë mbytur përkthimet. I kanë mbytur përkthimet! Botuesit e kanë shumë kollaj. Botojnë me 1000 lekë (të vjetra) dhe prindërit nuk e kanë ndoshta atë kulturën që të dinë të zgjedhin; shkojnë e marrin ata libra që kushtojnë 1000 lekë, por çfarë u jep. Ata tërhiqen nga ilustrimet, se ilustrimet janë të bukura. Dhe letërsia e mirëfilltë shqiptare, shqip ka ngelur parapa dore”.

Për përdorimin e gjuhës shqipe, shkrimtarja e njohur shprehet: “Ka shumë, shumë gabime. Nuk ka redaktorë të mirë, nuk ka korrektorë të mirë”. /Report TV/