LAJMI I FUNDIT:

Adelina Berisha tregon disa detaje rreth këngës së re

Adelina Berisha tregon disa detaje rreth këngës së re

Edhe një këngë e re pritet t’i bashkohet numrit të madh të tyre që janë publikuar kohët e fundit në tregun muzikor shqiptar.

Adelina Berisha tashmë ka bërë të ditur se së shpejti do të sjell këngën më të re para fansave.


Në një prononcim për Telegrafin, bukuroshja ka treguar disa prej detajeve të këngës dhe me kë ka bashkëpunuar.

“Jam e kënaqur me bashkëpunimin. Jam e bindur se kemi bërë një punë të mirë dhe se do ta pëlqen publiku. Por, kjo nuk do të jetë befasia e fundit për këtë vit. Kam planifikuar dhe disa këngë të tjera që t’i realizoj”, pohoi ajo.

Këngëtarja ka treguar se tekstin e këngës e ka shkruar Petro Xhori gjersa e ka kompozuar Irkenc Hysa.

Videon e këngës e ka realizuar Pro Video gjersa xhirimet janë bërë në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.

Ndryshe, videokënga më e re e biondinës do të publikohet gjatë kësaj fundjave, përkatësisht ditën e shtune. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori