LAJMI I FUNDIT:

Adele vazhdon të befasojë me ndryshimin e ri në dukje

Adele vazhdon të befasojë me ndryshimin e ri në dukje
Adele

Transformimi i Adeles ka vazhduar t’i mahnit fansat e saj.

Këngëtarja britanike është fotografuar nën rrezet e diellit në Anguilla gjatë javës së kaluar përkrah miqve Harry Styles dhe James Corden, transmeton Telegrafi.


Prej atëherë, fotografitë e 31-vjeçares dhe formës së saj fizike kanë qenë duke qarkulluar në rrjete sociale, ku këngëtarja ka marrë shumë lëvdata nga fansat e saj.

Adele (Foto: Backgrid)

Megjithatë, shumë njerëz e kanë shprehur zhgënjimin e tyre me faktin se Adele është bërë trend në rrjetet sociale për shkak të humbjes së peshës dhe jo për shkak të lansimit të albumit të ri.

“Fotografitë e Adele si e dobët janë një motiv për të qenë në formë”, tha një fans në Twitter.

“Adele është po ashtu shumë e bukur”, shkroi një tjetër.

Përndryshe, kënga e fundit e Adele, e titulluar “25”, është publikuar në vitin 2015. /Telegrafi/