Thashethemet e martesës u lanë mënjanë pasi Adele ndihmoi shoqen e ngushtë Beyonce të festonte ditëlindjen e saj të 41-të në Kaliforni të dielën në mbrëmje (11 shtator).
Këngëtarja britanike iu bashkua partneri Rich Paul ndërsa merrte pjesë në ngjarjen e mbushur me yje, të mbajtur ekskluzivisht në mjediset e një rezidence të madhe në Bel Air.
Duke mbërritur në pjesën e pasme të një makine me shofer, Adele, nuk u përpoq të shuante pretendimet për një martesë të fshehtë duke zbuluar një unazë ari të mrekullueshme në gishtin e saj, ndërsa ajo ishte me agjentin sportiv Rich, në vendin ekstravagant.
Të ftuarit e natës përfshinin Kris Jenner, Jaden Smith, Lily Rose-Depp dhe Megan Fox si dhe yje të modës, filmit dhe muzikës që u bashkuan për të ndihmuar Beyoncen të bënte një tjetër hap paraprak në të dyzetat e saj.
Paraqitja e Adelës në ditëlindje pason spekulimet e funsit për një martesë sekrete ende të pa konfirmuar me Rich, me të cilin ajo filloi një lidhje pas martesës së saj të parë me Simon Konecki, shkruan DailyMail.
Këngëtarja fillimisht ndezi thashethemet për një martesë pasi ndau foto nga shtëpia e saj në Los Anxhelos ndërsa festoi çmimin e parë “Emmy” për koncertin televiziv, “Adele: One Night Only”.
Në një foto të trofeut të ulur në tavolinën e saj, mund të shihej një lojë e personalizuar me etiketën “The Paul’s”, duke nxitur një mori komentesh nga fansat e emocionuar duke supozuar se ylli është martuar me partnerin e saj prej një viti.
Loja, e cila duket të jetë një grup domino ose pllakash Rummikub, kishte “The Paul’s”- me një apostrof – të shkruar në anë, duke bërë të besohet se ajo është tashmë e martuar me partnerin e saj.
Artistja e njohur dhe agjenti multimilioner u takuan për herë të parë në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021.
Adele ishte martuar më parë me sipërmarrësin e bamirësisë Konecki, babai i djalit të saj nëntë vjeçar, Angelo, duke u martuar në vitin 2018 dhe duke u ndarë në të njëjtin vit.
Në një intervistë muajin e kaluar me “ELLE UK”, Adele iu përgjigj thashethemeve se ajo ishte fejuar, duke u tallur se “mund të jetë edhe e martuar”.
“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua më shumë fëmijë”, kishte deklaruar ylli.
Në maj, Adele u transferua me Richin, i cili menaxhon yllin e NBA-së, LeBron James, Anthony Davis, Ben Simmons, mes sportistëve të tjerë, pas një viti lidhjeje teksa ndau një foto jashtë shtëpisë së tyre të re 58 milionë dollarësh në Beverly Hills.
Ndërsa ata janë filluan lidhjen që nga vera e kaluar, dyshja në fakt u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes së një miku disa vite më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tuna reagon e revoltuar: Alamet burra – gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemegjinj
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri – ai është ‘Komandant Bllaca’
Hisen Berisha ‘ngacmon’ Adelina Ismailin në emision: “Ushtrinë time do ta bëj” ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri - ai është 'Komandant Bllaca'
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?
"Është martuar me një shtetas italian për letra", vëllai i Egla Cenos tregon se si qëndron e vërteta e martesës së saj fiktive
Fotot e papërpunuara të Jennifer Lopez, një pjesë e trupit të saj duket dukshëm ndryshe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE