Adele refuzon ofertë të majme për promovimin e albumit

Këtë javë është njoftuar se albumi i ardhshëm i Adele do të lansohet në nëntor të këtij viti.
Derisa adhuruesve do t’u ofrohet ky album nga këngëtarja e talentuar, po flitet se ajo ka refuzuar një ofertë prej 110 milionë eurosh për të promovuar albumin e saj në një turne botëror.
Sunday People shkruan se përkundër kërkesave të mëdha për një turne botëror, 27-vjeçarja dëshiron të vazhdojë jetën e saj të qetë familjare me parterin e saj Simon Konecki dhe djalin e saj dyvjeçar, Angelo, transmeton Koha.net.
Tjetër pengesë për një turne janë edhe problemet shëndetësore, pasi këngëtarja kishte probleme me fytin në vitin 2011.
Albumi i ri vjen pas katër vitesh pauzë nga Adele.
Nga
Telegrafi
30/08/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































