Adele po rikthehet me album të ri pas gjasht vitesh.

Quhet “30” – siç la të kuptohet përmes disa reklamave dhe do të publikohet muajin tjetër më 19 nëntor përmes Columbia.

Lajmi është bërë i ditur nga vet këngëtarja përmes postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.

Adele (Foto: Getty Images)

“Kam mësuar shumë të vërteta të mëdha për veten gjatë rrugës”, ka thënë ajo. “Zbulova materiale vërtet të dobishme për të udhëhequr dhe ndjeva se më në fund e gjeta përsëri ndjenjën time. Unë do të shkoja aq larg për të thënë se kurrë nuk jam ndjerë kaq paqësore në jetën time”.

“Dhe kështu unë jam gati për të nxjerr përfundimisht këtë album”, tha ajo.

Të gjitha lajmet nga Adele Të gjitha lajmet nga Adele

“Unë me të vërtetë dua që njerëzit të dëgjojnë anën time të historisë këtë herë”.

Adele (Foto: Getty Images)

Ajo tha ndonëse “30” nuk është një album divorci, e adreson ndarjen nga bashkëshorti Simon Konecki.

Ky është albumi i katërt i Adele, pas atij që e solli në nëntor të vitit 2015. Për këtë, ajo u nderua me çmime për “Albumin e Vitit” dhe atë “Pop më të mirë”. /Telegrafi/

Adele (Foto: Getty Images)