LAJMI I FUNDIT:

Abrashi zotohet për ndërtimin e qendrave ditore për të moshuarit

Abrashi zotohet për ndërtimin e qendrave ditore për të moshuarit

Gjatë një takimi që ka zhvilluar të martën me gratë pensioniste të Kosovës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka prezantuar projektin e tij për ndërtimin e qendrave ditore për të moshuarit, të cilat kanë qëllim zhvillimin e aktiviteteve rekreative për të moshuarit.

Ai potencoi se plani i tij parasheh ndërtimin e dy vendqëndrimeve ditore për të moshuar, ku ata do të kenë mundësi të takohen dhe të merrem me aktivitete të lira. “Fatkeqësisht as kjo nuk është mundësuar në Prishtinë për shkak të mungesës së bashkëpunimit me komunën”, ka thënë Abrashi.


“Plani ynë përfshinë kujdesin shëndetësor dhe rekreacionin e personave të moshuar. Plani jonë për të moshuarit e kryeqytetit ka për qëllim kujdesin shëndetësor shtëpiak, të cilin në cilësinë e ministrit e kam realizuar në disa komuna, por në Prishtinë kjo nuk është mundësuar për shkak të mungesës së bashkëpunimin me autoritetet komunale. Ne do të ofrojmë kujdes falas shëndetësor në shtëpi për të moshuarit, duke e rritur në 100 numrin e mjekëve. Mjafton një telefonatë dhe ekipi i mjekëve dhe teknikëve do të vije në shtëpi”, ka thënë ai.

Kandidati i LDK-së tha se pensionistëve do t’ju mundësojë transport falas në të gjitha linjat që funksionojnë në Prishtinë.

“Do t’i përkrahim edhe transportuesit privat që ata më pas t’ju mundësojnë pensionistëve transport falas”, ka thënë Abrashi.

Sipas Abrashit, do të ndahet një buxhet i komunës për aktivitete për rekreacion për pensionistë, nëpërmes sindikatës, në mënyrë që ata të kenë një kalendar të rregullt. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori