Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë sot në një tubim me banorët e lagjes “Tophane”, se kryetari aktual Shpend Ahmeti nuk është marrë me problemet dhe nevojat e Prishtinës, dhe këtë e dëshmon fakti se ai nuk e di që shkolla e tij është rindërtuar nga qeverisja e LDK-së.
“Shpendi është marrë gjatë katër viteve me gjithçka, me Facebook, me propagandë, me ankesa dhe me çështje që nuk i takojnë atij. Shpendi ka pas kohë të bëjë tifo për Shkëndijen e Tetovës, për Milanin e Italisë, por nuk e pa të udhës asnjëherë të vizitojë sportistët e Prishtinës, të cilët në mungesë të terreneve sportive stërviten jashtë Prishtinës”, ka thënë Abrashi.
“Mbrëmë të gjithë ishim dëshmitarë të faktit se kryetari aktual nuk e dinte se aty ku e ka kryer shkollën edhe vetë ai është ndërtuar një shkollë e re. Natyrisht që nuk e di, sepse nuk është marrë me komunë. Këto katër vjet kanë qenë të humbura për Prishtinën, sepse nuk është ndërtuar asnjë shkollë, asnjë çerdhe publike, janë kamufluar disa shtëpi, por nuk janë çerdhe, nuk është shtuar asnjë gyp i ujësjellësit, prandaj Prishtina nuk e meriton një trajtim të tillë“, ka shtuar Abrashi.
Ai ka thënë se Prishtina ka nevojë edhe për fusha sportive, edhe për t’u marrë me qentë endacakë dhe shumë probleme tjera, por me të cilat nuk është marrë kryetari aktual.
“Një tjetër e keqe që i është bërë Prishtinës është diskriminimi që iu është bërë kuadrove të saj në administratë, në të cilën janë punësuar njerëz nga komunat tjera vetëm pse janë militantë të partisë së tyre. Kjo nuk do të lejohet në qeverisjen tonë, sepse në administratën komunale do të punësohen kuadrot prishtinase”, tha Abrashi.
Ai prezantoi planin për krijimin e Fondit të Punësimit për ta përkrahur çdo ide të mirë për biznese.
“Këtë fond po e përmendin edhe shumë komuna tjera, por vetëm Prishtina e ka këtë mundësi, pasi këtë ia lejon buxheti i saj”, ka thënë Abrashi.
Kandidati i LDK-së për asamblist, Hashim Deshishku, i ka falënderuar qytetarët e “Tophanes” për përkrahjen e madhe për LDK-në.
“Kryetari në shkuarje nuk e njeh Prishtinën, sepse ai vetë nuk e di se kur është ndërtuar shkolla ‘Emin Duraku’, por nuk ka faj, sepse në kohën e qeverisjes së LDK-së në Prishtinë janë ndërtuar 26 shkolla, gjashtë-shtatë çerdhe dhe 26 fusha sportive”, ka thënë Deshishku.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë