LAJMI I FUNDIT:

Abrashi pas përjashtimit nga gara: Në LDK po mbahen edhe kuvende të fshehta

Abrashi pas përjashtimit nga gara: Në LDK po mbahen edhe kuvende të fshehta

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Arban Abrashi, ndërsa ka folur për rrahjet në këtë parti ka thënë se janë përfshira parti të tjera politike dhe se ka qenë një lëshim i organizatorëve.

“Të gjitha faktet tregojnë se kanë qenë të përfshira edhe grupet e tjera, njëri prej familjarëve të kandidatëve aty më ka thënë se atë ditë ai kuvend ka qenë gjithçka përveç i LDK-së, ka qenë një parlament i Kosovës ku ka munguar vetëm partia e Milaim Zekës për shkak se ai ende nuk e ka krijuar partinë” tha Abrashi në T7.


Ai shtoi se ka qenë “lëshim i organizatorëve për shkak se ka qenë dera e hapur për të gjithë banorët, e njëra palë e ka akuzuar palën tjetër për personat që ishin pjesëmarrës”.

Ndërsa sa i përket pretendimeve të anëtarit të LDK-së, Avdi Pireva, se personat që kanë krijuar dhunë janë bandë e Abrashit, ai tha se këto deklarata janë të liga

“Kjo është një deklaratë e ligë prej tij, mbi të gjitha LDK nuk qëndron në atë se çfarë ja bërë ai. Së pari LDK quhet parti e hapur, demokratike e institucionaliste e cila mban kuvende të hapura” tha Abrashi, duke shtuar se Pireva “ka mbajtur kuvende të fshehta dhe e ka shpallur veten kryetar”

E sipas tij, të gjitha këto kanë ndodhur për shkak se të tjerët janë frikësuar nga përkrahja që e ka ai.

“Frika nga përkrahja. Në disa nëndegë ku unë i kam përkrahur kandidatët e caktuar e që mendoj që ata janë të duhurit, mbështetja ka qenë ekstreme, e që kjo është për të mirën e LDK-së por si duket i ka penguar dikujt” tha Abrashi.

Ndërkohë, Abrashi tha se përjashtimi nga gara ka ndodhur për t’i izoluar këto raste, dhe se edhe ai është pajtuar që këto raste të izolohen dhe që sipas tij, është për të mirën e partisë që çështjet të zgjidhen brenda partisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori