LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Ligji për Prishtinën e rrit buxhetin e Komunës për disa miliona euro (Video)

Abrashi: Ligji për Prishtinën e rrit buxhetin e Komunës për disa miliona euro (Video)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, në një intervistë për Telegrafin, ndër të tjera ka folur edhe për qasjen që ai do të ketë nëse e merr drejtimin e Prishtinës, gjatë katër viteve të ardhshme.

Abrashi ka treguar për dobitë që do t’i ketë “Ligji për Prishtinën”, duke shtuar se ndër përfitimet kryesore do të jetë se do të rritet buxheti i komunës, për shkak se sipas tij, do të subvencionohet me grante nga buxheti i shtetit.


“Buxheti rritet për disa milionë, duke e mundësuar që të ketë më shumë projekte dhe më shumë mundësi për promovim të Prishtinës dhe projekteve të Prishtinës. Aspekti buxhetor do të lehtësohet me këtë ligj”, ka shtuar Abrashi.

Sipas tij, një angazhim tjetër nëse e fiton besimin e qytetarëve të kryeqytetit, do të jetë edhe puna me Pallatin e Rinisë, i cili beson se shumë shpejt do të jetë nën pronësinë e komunës.

“Është trashëguar një borxh, dhe nuk mendoj se është problem që komuna me i marrë ato borxhe, sepse do të tentohej që pagesa të bëhej në disa vite. Pa dyshim se ka nevojë për investime, por edhe renovimet tjera të sallave, që janë rindërtuar”, ka shtuar Abrashi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Donald Trump shpallet fajtor

Donald Trump shpallet fajtor

Amerika
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?

Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?

Botë
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë

Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë

Botë
Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin

Evropa
Kalo në kategori