LAJMI I FUNDIT:

Abramovich i ofron miliarderit zviceran Wyss mundësinë për të blerë Chelsean – ai thotë se po e shqyrton këtë mundësi, por klubi ka shumë borxhe

Abramovich i ofron miliarderit zviceran Wyss mundësinë për të blerë Chelsean – ai thotë se po e shqyrton këtë mundësi, por klubi ka shumë borxhe

Hansjorg Wyss, një miliarder zviceran, ka zbuluar se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, i është afruar atij dhe i ka dhënë mundësinë për të paraqitur një ofertë për klubin nga Londra. Të njëjtën gjë ai e ka bërë edhe me tre blerës të tjerë të mundshëm.

Wyss jeton në SHBA dhe ka një pasur në vlerë prej 4.36 miliardë funte (5.25 miliardë euro).


Telegraph Sport shkroi të martën se Abramovich do të pranojë oferta për Blutë këtë javë, me pushtimin të Ukrainës nga Rusia që çoi në komplikime rreth pronësisë së tij.

Ata kanë raportuar gjithashtu se pronari dëshiron të marrë oferta deri në fund të javës që fillon më 28 shkurt dhe ai beson se të paktën një nga palët e kontaktuara do të paraqesë një ofertë zyrtare.

“Si të gjithë oligarkët e tjerë edhe ai është në panik, Abramovich po përpiqet të shesë të gjitha vilat e tij në Angli”.

“Ai gjithashtu dëshiron të heqë qafe Chelsean shpejt. Unë dhe tre persona të tjerë morëm një ofertë të martën për të blerë Chelsean nga Abramovich”.

“Më duhet të pres katër deri në pesë ditë. Abramovich aktualisht po kërkon shumë. E dini, Chelsea i ka borxh dy miliardë funte”, ka thënë Wyss për gazetën zvicerane Blick, duke shtuar, se nëse e blen do ta bëjë me gjashtë deri në shtatë investitorë.

Në të kaluarën, biznesmeni amerikan, Todd Boehly dhe kryetari i Ineos, Sir Jim Ratcliffe , thuhet se janë përpjekur të blejnë klubin.

Chelsea nuk i është përgjigjur pretendimeve të fundit se Abramovich po përgatitet të shesë klubin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori