LAJMI I FUNDIT:

Abraham lavdëron Dybalan, nuk mendon kthimin te Chelsea

Abraham lavdëron Dybalan, nuk mendon kthimin te Chelsea

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, ka thënë se afrimi i Paulo Dybalas do të thotë se Giallorossi mund të sfidojnë të tjerët për titullin.

Kanë kaluar 21 vjet që kur fituan për herë të fundit Serinë A dhe, pavarësisht se fituan Ligën e Konferencës sezonin e kaluar, ata përfunduan në vendin e gjashtë në kampionat – 23 pikë prapa fituesit Milanit.


“Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk doja të fitoja Scudetton. Të gjithë duam ta fitojmë, por duhet të tregojmë vlerën tonë. Ne kemi një ekip të madh, një klub të madh dhe një trajner të madh. Qielli është kufiri”, ka thënë fillimisht ai.

Roma është përmirësuar ndjeshëm këtë verë me Nemanja Matić dhe Paulo Dybala, ndërsa ka edhe zëra që mund të vije edhe Georginio Wijnaldum.

I pyetur se si ndihet të luash së bashku me Dybalan, sulmuesi anglez shtoi: “Mendoj se është një privilegj të kem një lojtar kaq të mirë në ekipin tonë. Do të thotë shumë për fansat, të cilët e kanë pritur shumë mirë”.

“Mesazhet më duken të qarta: klubi po krijon një projekt të madh dhe rezultatet janë të qarta”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Chelsea mund të aktivizojë një klauzolë kthimi në kontratën e Abrahamit prej 80 milionë eurosh, por lojtari mendon vetëm për Romën.

“Unë jam duke menduar vetëm për të tashmen. Jam i fokusuar te sezoni i ardhshëm sepse dua që të jetë më i mirë se sezoni i kaluar”, deklaroi anglezi.

Abraham iu bashkua Romës nga Chelsea sezonin e kaluar dhe shënoi 27 gola në të gjitha garat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori