Abidal: PSG ka një shans të vogël ndaj Barcës

Katanasit shihen si favoritë për t’u kualifikuar në katërshen e fundit, pasi fituan ndeshjen e parë me rezultat 3-1 në Parc de Princes javën e kaluar.
“PSG ka një shans të vogël dhe unë mund ta them këtë pasi e njoh Barcelonën nga brenda”, ka thënë 35-vjeçari për Le Parisien.
“Skuadra franceze nuk do të jetë favorite dhe ata do ta kenë të vështirë të shmangin disfatën. Megjithatë ata duhet të shënojnë dhe nëse pranojnë do të jetë edhe më vështirë”.
“Por thënë me një fjalë, PSG do ta ketë vërtet të vështirë të fitojë”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































