LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për pakon e Qeverisë: Zgjidhjet e njëanshme janë veçse improvizim

Abdixhiku për pakon e Qeverisë: Zgjidhjet e njëanshme janë veçse improvizim
Foto: Arkiv

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur zgjidhje të njëanshme pakon e re për përballje me inflacionin që e prezantoi sot kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Sipas tij, kjo pako nuk plotëson nevojat themelore të mësimdhënësve dhe është thjesht improvizim.


Mes tjerash, Abdixhiku ka deklaruar se komunikimi në distancë i kryeministrit me mësimdhënësit në këtë krizë është veçse ofendim.

Pakoja e re e Qeverisë, Rukiqi: Shpërndarje e parasë publike pa asnjë plan
Lexo po ashtu Pakoja e re e Qeverisë, Rukiqi: Shpërndarje e parasë publike pa asnjë plan

“Nga gabimi në gabim! Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit. Që të dy, komunat e mësimdhënësit janë vet shteti”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.

“Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë – njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”.

Në fund, ka shtuar se Qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20 për qind ta përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë.

“Për fillim, pushteti duhet të bisedojë me mësimdhënësit tanë pa arrogancë e pa hezitim”. /Telegrafi/