Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë, e fola me kongresmenin amerikan si prioritare këtë çështje

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku ne Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se Kosova ka qenë në Bordin e Paqës me mundësi të jashtëzakonshme për të marrë gazifikimin e Kosovës.
Abdixhiku deklaroi se këtë projekt duhet ta marr Kosova para Serbisë dhe se këtë temë e ka diskutuar edhe në takimin me kongresmenin amerikan Rubio.
“Takimin që e patëm me kongresmenin amerikan këtu në Prishtinë, këtë çështje të gazifikimit e folëm si prioritare. Pra, gazifikimi është interes nacional dhe këtu presidentja Osmani ka rol të jashtëzakonshëm sepse ka qenë e involvuar edhe me sekretarin Rubio edhe me sekretarin Rubio, sepse është çështje strategjike”, tha Abdixhiku.
Nga
Telegrafi
50 minuta më parë









































