LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq ka publikuar informacione të reja rreth urës që do të lidhë Ulqinin me Velipojën

Abazoviq ka publikuar informacione të reja rreth urës që do të lidhë Ulqinin me Velipojën

Ura mbi lumin Buna, i cila do të ndërtohet ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës, do të lidhë 34 kilometra plazhë ranore, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë në vit, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai përmes rrjeteve sociale ka zbuluar disa informacione të reja për urën që do të lidhë dy qytete bregdetare, transmeton Telegrafi.


Gjatësia totale e urës do të jetë 310 metra ndërsa hapësira ndërmjet dy shtyllave mbajtëse do të jetë 139 metra.

Abazoviq dhe Rama prezantojnë projektin për urën mbi lumin Buna që lidhë dy shtetet
Lexo po ashtu Abazoviq dhe Rama prezantojnë projektin për urën mbi lumin Buna që lidhë dy shtetet

Ura, e cila do të jetë 17 metra e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3,75 metra, dy trotuare me gjerësi prej dy metrave dhe dy shtigje për biçikleta me gjerësi nga 1,25 metra, shkroi Abazoviq në Twitter.

Theksojmë se distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 kilometra, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 kilometër.

“Afati i planifikuar për përfundimin e punimeve është gushti i vitit 2024. Ne lidhim njerëzit! Ne po forcojmë ekonominë! Ne po ndërtojmë Malin e Zi”, tha Abazoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori