LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq dhe Rama në Ukrainë, zyrtarët lokalë ua tregojnë dëmet e shkaktuara nga lufta – kryeministri i Shqipërisë i rrethuar nga forcat RENEA

Abazoviq dhe Rama në Ukrainë, zyrtarët lokalë ua tregojnë dëmet e shkaktuara nga lufta – kryeministri i Shqipërisë i rrethuar nga forcat RENEA

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndrojnë në Ukrainë ku me ftesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë shkuar për vizitë në Kiev.

Dyshja Abazoviq-Rama para pak çastesh kanë njoftuar se kanë arritur në Ukrainë, ku kryeministri i Malit të Zi, ka shkruar në profilin e tij në Twitter se kanë shkuar për të shprehur mbështetjen për popullin ukrainas, transmeton Telegrafi.


E tani Abazoviq publikoi edhe pamjet nga kjo vizitë e shumëpërfolur, ku përveç se shoqëroheshin nga forcat elitare të Ukrainës, krah dy liderëve nga Ballkani u panë edhe njësitë elitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Abazoviq dhe Rama arrijnë në Kiev: Jemi këtu për të mbështetur popullin ukrainas
Lexo po ashtu Abazoviq dhe Rama arrijnë në Kiev: Jemi këtu për të mbështetur popullin ukrainas

Abazoviqit dhe Ramës u printe një zyrtar ukrainas, që i informonte për dëmet materiale dhe ato në njerëz që ua kanë shkaktuar forcat ruse që me urdhër të Vladimir Putinit filluan agresionin më 24 shkurt dhe për asnjë moment nuk kursyen civilët.

Ndryshe Abazoviq disa ditë më parë zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, të cilin e informoi se Mali i Zi i ka hapur dyert për refugjatët ukrainas.

Abazoviq zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn, presidenti ukrainas e fton për vizitë në Kiev – publikohen pamjet e bisedës
Lexo po ashtu Abazoviq zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn, presidenti ukrainas e fton për vizitë në Kiev – publikohen pamjet e bisedës

Ndërkohë Zelensky gjatë bisedës i bëri një ftesë për vizitë në Ukrainë, ku pa kaluar dy ditë nga kjo bisedë, Abazoviq konfirmoi shkuarjen në Ukrainë.

Por rrugëtimin për atje e nisi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ishte i rrethuar nga forcat RENEA që kujdeseshin për sigurinë e tij – përpos atyre forcave të Ukrainës që i kanë pritur me të zbritur në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori