LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Miqtë e Kosovës si Merkel dhe May janë kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve (Video)

Abazi: Miqtë e Kosovës si Merkel dhe May janë kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve (Video)

Analisti Haki Abazi ka theksuar se ai do të merr pjesë në protestën e 29 shtatorit, që do të mbahet në Prishtinë, e sipas tij, janë një mori arsyesh se pse do të protestohet.

Abazi në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se Kosova, është para një eksperimenti shumë të rrezikshëm.


“Ka një konkluzion që Kosova është para një rreziku të eksperimentimit, që po tenton ta bëjë Hashim Thaçi përmes lëvizjes së kufijve, e që e rrezikon kushtetutshmërinë e vendit dhe mund të ketë pasoja katastrofike për vendin në 50 vitet e ardhshme”, ka shtuar Abazi.

Ai më tutje ka thënë se përveç qytetarëve edhe miqtë e mëdhenj të Kosovës, siç janë kancelarja Merkel dhe kryeministrja britanike Theresa May janë kundër prekjes së kufijve në Ballkan, gjë të cilën po e shtyn përpara Hashim Thaçi.

Abazi ka folur edhe për domosdoshmërinë që opozita kosovare të bashkohet, në kundërshtimin që duhet bërë, sipas tij, në raport më keqqeverisjen dhe rrezikun që po i kanoset vendit tani.

Ndryshe, ai ka folur edhe për gjendjen e rënduar në disa fusha, si: ekonomia, arsimi dhe shëndetësia, e të cilat një motiv për t’u bërë pjesë e protestës të së shtunës.

Këtë të shtunë në orën 14:00, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) është thirrur një protestë gjithëpopullore, përmes së cilës synohet të kundërshtohen idetë për ndryshim të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe për problemet tjera socio – ekonomike që po kalon Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori