LAJMI I FUNDIT:

AAK: S’kemi marrëveshje me VV-në në Kaçanik

AAK: S’kemi marrëveshje me VV-në në Kaçanik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mohuar të ketë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e VV-së në garën për balotazh në Kaçanik.

Sipas AAK, lajmet e plasuara sot në media, janë të pavërteta dhe me qëllim që të shkaktojnë huti.


“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka asnjë marrëveshje për të përkrahur kandidatin e VV-së në garën për balotazh në këtë komunë. Për çdo marrëveshje eventuale qytetarët e Kaçanikut do të njoftohen me kohë”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.