LAJMI I FUNDIT:

AAK përshëndet emërimin e Ardita Sinanit këshilltare e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës

AAK përshëndet emërimin e Ardita Sinanit këshilltare e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur emërimin e Ardita Sinanit këshilltare të kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

AAK thotë se është një traditë që nga qeveria Haradinaj 2, angazhimi i kuadrove nga Presheva, Medvegja e Bujanoci në detyra qeveritare.


“Asokohe, shef i Stafit të ZKM ishte Selim Selimi nga Presheva, më vonë edhe ministër i Drejtësisë. Ne besojmë sinqerisht se zonja Sinani do të kryejë punën e saj si është më së miri, e do të ketë bashkëpunim me tërë faktorin shqiptar andej kufiri”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Më tej AAK thotë se “asnjëherë nuk është koha që shqiptarët të përçahen, përkundrazi, qeveria duhet të dërgojë edhe donacione dhe të ketë kujdes të posaçëm për komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ashtu si në kohën e Qeverisë Haradinaj”.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti e ka emëruar të hënën Ardita Sinanin, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Sipas Zyrës së Kryeministrit ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinojë Sinani.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.

Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës do të donte të ndihmonte shqiptarët e Luginës atëherë do të emëronte dikë apartiak.

“Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani, e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë, mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pranë zyrës së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm”.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Driton Selmanaj ka reaguar pas emërimit të Ardita Sinanit  këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Selmani ka thënë se qysh në Qeverinë Hoti, ishte votuar themelimi i zyrës për Luginë, për të cilën thotë që Kurti po i promovon tani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori