LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj i LDK-së i reagon Kurtit për emërimin e Sinanit: Në Qeverinë Hoti ishte themeluar Zyra për Luginën

Selmanaj i LDK-së i reagon Kurtit për emërimin e Sinanit: Në Qeverinë Hoti ishte themeluar Zyra për Luginën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Driton Selmanaj ka reaguar pas emërimit të Ardita Sinanit  këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Selmani ka thënë se qysh në Qeverinë Hoti, ishte votuar themelimi i zyrës për Luginë, për të cilën thotë që Kurti po i promovon tani.


“Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta. Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”.

“Me 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre”, tha Selmanaj

Sipas tij, me qëllim të zbatimit të këtij vendimi me 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara.

Për emërimin e Sinanit të martën gjatë ditës ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës do të donte të ndihmonte shqiptarët e Luginës atëherë do të emëronte dikë apartiak.

Tutje theksoi se Qeveria e Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata.

“Fatkeqësisht, qasje të njëjtë destruktive e tendenca përçarëse kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj”, u shpreh ajo.

“Më vije keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë”, tha në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori