LAJMI I FUNDIT:

A mbeti gjë pa u thënë?

A mbeti gjë pa u thënë?

Kriza politike në vend ka hyrë në fazën e saj kritike. Sa më shumë që po zgjatet kjo situatë, aq më pak janë gjasat për një zgjidhje për dalje nga kriza.

Kuvendi i Kosovës gjithmonë është ballafaquar me mungesë të demokracisë, jo në kuptimin e shprehjes së mendimit nga taborët politikë pro dhe kundër, por me mungesë të theksuar të demokracisë në marrjen e vendimeve të caktuara. Sepse, roli dhe ndikimi i Qeverisë në secilën legjislaturë ka qenë jashtëzakonisht i madh. Dhe, në një Republikë parlamentare siç është Kosova, që Parlamenti të kontrollohet nga Qeveria, këto janë në tërësi veprime jodemokratike, sepse do të duhej të ishte e kundërta. Fatkeqësisht, kjo situatë Kosovën e ka përcjell në vazhdimësi.


Por, ajo që po ndodh sot, bllokada që po i bëhet Kuvendit nga deputetët e opozitës, është thjeshtë edhe një mësim që duhet ta merr çdo Qeveri, kjo edhe ato të ardhshmet: Kuvendi nuk është strukturë robotësh, por është strukturë e ndërtuar nga vota qytetarëve dhe se aty secili deputet ka më shume fuqi se secili ministër.

Ka më shumë se dy muaj që është paralizuar jeta parlamentare në Kosovë. Akuzat e njërës palë ndaj tjetrës po vazhdojnë të jenë edhe më të rënda, po aq sa po duket e rënd dhe e pashpresë edhe dalja nga kjo situatë. Bashkë me thellimin e krizës është thelluar edhe inati.

Tashmë, as ky Kuvend dhe as kjo Qeveri nuk kanë kurrfarë kuptimi ta vazhdojnë punën në këtë mënyrë, sepse përballë nesh kemi një Qeveri që shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ashtu siç kemi përballë edhe opozitën e cila pranon se nuk po zgjedh mënyrat më demokratike dhe të lejuara për ta shtyrë Qeverinë në tërheqjen e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel e të cilësuara nga ajo si të dëmshme për Kosovën.

Ajo që po ndodh në Kosovë nuk është rast unik ndodh dhe mund të ndodh kudo. Por, ajo që brengos është që politika në Kosovë po tregohet jashtëzakonisht e papjekur për të bërë politikë në interes të vendit dhe qytetarëve të saj, e ku pozita dhe opozita do të duhej të diskutonin për çështje madhore. Mirëpo, kësaj i ka humbur kuptimi, sepse mungon etika në komunikim sa që krijohet përshtypja se nesër nuk do të shihemi në sy me njeri-tjetrin.

Nëse një zëdhënës i Qeverisë e cilëson partinë më të madhe opozitare të barabartë me organizatën terroriste ISIS, ky është fundi i çdo lloj komunikimi etik dhe politik; nëse një kryeministër e akuzon një lider partie opozitare, Ramush Haradinajn – për vrasjet në Liqenin e Radoniqit, për çka ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë – ky po ashtu është falimentim i komunikimit etik dhe politikë.

Pa dyshim, edhe fyerjet e tjera, siç janë komunistë, kriminelë, hajna etj., nuk bëjnë pjesë në etikËn komunikimit politik, por këto janë vetëm disa shembuj se komunikimi në mes të pushtetit dhe opozitës ka përfunduar dhe se dialogu në mes të palëve nuk ka kuptim. Thjeshtë, nuk mbeti asgjë pa u thënë, prandaj zgjedhjet janë zgjidhje.

Nesër mund të ketë zgjedhje dhe kombinacioni politik do të mund të ndryshojë, sepse politika mund të kalojë kufijt, por ajo që do të mbetet dhe nuk do të fshihet kurrë është niveli komunikimit politik pa etikë që demonstroi kjo Qeveri dhe ky Kuvend.

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori