LAJMI I FUNDIT:

Gjilani kërkon kalimin tutje, Duro dhe Ramadani optimist

Gjilani kërkon kalimin tutje, Duro dhe Ramadani optimist

Gjilani i ka kryer të gjitha përgatitjet për ndeshjen kthyese ndaj Progres Niederkornit të Luksemburgut, ku kërkon kualifikimin në raundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.

Në konferencë për media ishin të pranishëm trajneri Klodian Duro dhe ylli i skuadrës Arbnor Ramadani.


Duru ka thënë se është kryer vetëm gjysma e punës dhe kualifikimi do të vendoset nesër (e enjte) në “Fadil Vokrri”.   Ndeshja fillon në orën 20:00, ndërsa e para para një jave ishte mbyllur baras 2-2.

“Nëse luajmë futboll të mirë në fushën e lojës, besojmë se do të marrim maksimumin. Jam i kënaqur me gjithçka që kam gjetur te Gjilani. Nuk ka qenë situatë e lehtë, sepse jemi organizuar për këtë fazë në kohë rekord. Nuk ka qenë e lehtë të zëvendësojmë Koliçin si portier dhe Dabiqajn në mesfushë. Jam tepër i kënaqur. Jemi paraqitur denjësisht në Luksemburg”.

“Sigurisht kemi për të bërë akoma pasi vetëm gjysma e punës është kryer. Është një kundërshtar që kërkon respekt, por nuk kemi frikë. Ndryshuam mirë nga ana taktike dhe arritëm të reagonim. Nuk ishte i lehtë rikthimi”, ka thënë Duro në konferencën për shtyp të mërkurën.

Tutje Duro ka thënë se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është fushë e shqiptarisë dhe se Gjilani është mësuar të luajë në Prishtinë, ndërsa pret që të ketë përkrahje të fuqishme nga tifozët në tribuna, të cilët i llogarit si lojtar të 12-të.

“Do të hyjmë të bindur dhe të përqendruar. Kemi planin tonë dhe duke qenë të koncentruar nga ajo që kërkojmë, besoj se duke dhënë shpirtin dhe zemrën në fushë, do të kemi paraqitje dinjitoze”, përfundoi Duro.

Arbnor Ramadani që po shkëlqen me fanellën e Gjilanit, ku realizoi edhe dy golat në barazimin 2-2, pret përkrahje nga tifozët.

“Shpresojmë ta kemi përkrahjen e të gjithëve. Do të jetë ndeshje e vështirë. Besoj se do të hyjmë në fushë duke dhënë maksimumin”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori