LAJMI I FUNDIT:

Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer – nuk është e pjekur

Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer – nuk është e pjekur

E shijshme, e butë, e lëngshme – është diçka që duhet ta provoni

Përbërësit:

▪ 1 pako me bukë të thekur
▪ 200 gr krem pluhur për pana
▪ 1 filxhan qumësht
▪ 1 filxhan lajthi
▪ 1 grusht bajame
▪ 1 grusht kajsi të thata
▪ 1 grusht rrush të thatë


Përgatitja:

Në një enë vendosni kremin e rrahur dhe shtoni qumështin pak nga pak duke e trazuar gjatë gjithë kohës. Kur të trashet mirë e vendosni në frigorifer për gjysmë ore.

Pritini imët rrushin dhe grini në blender bajamet dhe lajthitë, por kujdes mos e teproni se do të bëhet pluhur.

Në krem shtoni bajamet, lajthitë dhe rrushin dhe kajsitë e përgatitura mos i prisni, por i lini mënjanë.

Pritini tostin në copa dhe shtoni te kremi i rrahur duke i përzier mirë të gjitha.

Zhvendoseni në një kallëp që keni veshur më parë me folie transparente, lëmoni sipër me një shpatull dhe tundeni që të shpërndahet në mënyrë të barabartë. Vendoseni në frigorifer për t’u bërë e fortë, të paktën tri orë.

Pasi ta hiqni, vendosni një fletë pjekjeje mbi tortë, më pas rrotullojeni për ta kaluar në tepsi. Kulloni kajsitë që më parë i keni lagur në ujë të nxehtë për 15 minuta, thajini mirë dhe përdorni për të dekoruar tortën.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.