LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që ndihmojnë në uljen e fryrjes dhe gazrave

Ushqimet që ndihmojnë në uljen e fryrjes dhe gazrave

Nëse vuani nga fryrjet dhe gazrat, konsumimi i disa ushqimeve mund t’ju ndihmojë.

Mjeku gastroenterolog Dr. Joseph Salhab rekomandoi ushqime të pasura me enzima tretëse që ndihmojnë në qetësimin e sistemit tretës.

Më poshtë, zbuloni pesë ushqimet më të mira për të parandaluar fryrjen, gazrat, kapsllëkun dhe urthin.


Ananasi

Ananasi është i pari në listën e Salhabit. “Ai përmban një enzimë tretëse të quajtur bromelain, e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave”, shpjegon ai, duke vënë në dukje se konsumimi i tepërt i proteinave mund të shkaktojë kapsllëk. Ai këshillon gjithashtu konsumimin e ananasit të freskët ose të ngrirë, në vend të konservuar, pasi nivelet e bromelainës reduktohen gjatë konservimit dhe përpunimit.

Papaja

Salhab shpesh rekomandon papaja mbi shëndetin e tretjes, duke vënë në dukje se papaja e pjekur gjithashtu ndihmon në zbërthimin e proteinave. “Është e shkëlqyeshme për fryrjen dhe kur e shtoni në një ‘smoothie’, mund të ndihmojë edhe në refluksin e acidit”, shton ai. Papaja është gjithashtu e pasur me fibra, të cilat janë thelbësore për tretjen, transmeton Best Life.

Mango

Mango përmban amilazë, një enzimë që ndihmon në zbërthimin e karbohidrateve, shpjegon Salhab. Ai rekomandon që mangos t’i shtoni pak mjaltë, pasi mjalti është një ëmbëlsues i përshtatshëm për personat që vuajnë nga refluksi i acidit.

Avokado

Avokado është një tjetër ushqim i pasur me fibra që përmban gjithashtu lipazë, një enzimë që ndihmon në tretjen e yndyrave, thekson Salhab. Ai rekomandon përgatitjen e puresë së avokados, e cila mund të lyhet në bukë me pak vaj ulliri.

Kefir

I fundit në listë është kefiri. Kjo pije me qumësht të fermentuar ndihmon me shkakun më të zakonshëm të fryrjes dhe gazrave, përkatësisht intolerancën ndaj laktozës. Salhab shpjegon se kefiri, ashtu si kosi grek, përmban laktazë, një enzimë që ndihmon në tretjen e laktozës dhe prodhohet nga probiotikët e pranishëm në këto pije.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori