A keni ndjerë ndonjëherë se mendja juaj vazhdon të rrotullohet përreth një detyre të papërfunduar, duke ju penguar të përqendroheni në gjërat e tjera?
Ky fenomen njihet si efekti “Zeigarnik” dhe ai zbulon një nga sekretet më të rëndësishme të funksionimit të trurit tonë.
Emri i këtij efekti vjen nga psikologia Bluma Zeigarnik, e cila vuri re se kamerierët në restorante i mbajnë mend mirë porositë e papaguara, por sapo porositë paguhen, detajet harrohen.
Kjo ndodh sepse truri ynë është i programuar të ruajë informacionin e papërfunduar, duke e bërë më të lehtë për t’u rikthyer në të derisa ta mbyllim përfundimisht.
Shembuj nga jeta e përditshme?
Efekti “Zeigarnik” shfaqet në shumë aspekte të jetës sonë të përditshme. Mund të keni vërejtur se:
– Kur e lini një libër në mes, historia vazhdon t’ju “përndjekë”.
– Një episod i ri i serialit tuaj të preferuar përfundon me një moment tensionues, duke ju lënë në pritje për më shumë.
– Edhe pas një dite të ngjeshur pune, mendimet për detyrat që nuk i keni përfunduar vazhdojnë t’ju shqetësojnë.
Si funksionon ky fenomen?
Kur një detyrë mbetet e papërfunduar, truri krijon një tension kognitiv. Ky tension na nxit të mendojmë vazhdimisht për atë detyrë, duke na ndihmuar ta ruajmë atë në kujtesën tonë afatshkurtër.
Ky mekanizëm është i dobishëm, pasi na motivon të përfundojmë punën e nisur.
Përfitimet e efektit “Zeigarnik”?
Efekti “Zeigarnik” nuk është thjesht një fenomen psikologjik; ai ka ndikime të rëndësishme në jetën e përditshme. Përdorimi i tij mund të ndihmojë në:
Studimin efektiv: Përdoreni këtë efekt duke ndarë seancat tuaja të studimit. Duke studiuar për një kohë të shkurtër dhe më pas duke u marrë me diçka tjetër, mund të përmirësoni kujtesën tuaj për informacionin.
Menaxhimin e shtyrjes së detyrave: Filloni me hapa të vegjël në një detyrë që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Pas një fillimi, do të ndiheni të nxitur për të vazhduar punën dhe për ta përfunduar atë.
Krijimin e interesit: Marketingu dhe filmat shpesh përdorin këtë efekt. Trajnerët dhe producentët dinë se si të tërheqin vëmendjen e audiencës duke lënë histori të papërfunduara, duke krijuar kështu një nevojë për të vazhduar ndjekjen.
Kujdesi ndaj stresit?
Megjithatë, ndikimi i këtij efekti nuk është gjithmonë pozitiv. Nëse keni shumë detyra të papërfunduara, ato mund të shkaktojnë stres dhe ankth. Prandaj, është e rëndësishme të menaxhoni këto mendime dhe të përqendroheni në përfundimin e detyrave për të arritur një ndjenjë qetësie.
Efekti “Zeigarnik” na tregon se si mendja jonë funksionon në mënyrë të ndërlikuar, duke na ndihmuar të kuptojmë rëndësinë e përfundimit të detyrave, citon Anabel.
Shfrytëzojeni këtë efekt për të përmirësuar kujtesën dhe për të arritur qëllimet tuaja. Nëse e menaxhoni siç duhet, ky efekt mund të bëhet një aleat i fuqishëm në jetën tuaj të përditshme, duke ju ndihmuar të përfundoni atë që keni nisur dhe të arrini më shumë sukses. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar