LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e Bashkuara ende refuzojnë të dërgojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara ende refuzojnë të dërgojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Nuk ka ndryshim në politikën amerikane nëse do të dërgohen raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, pavarësisht presionit në rritje nga ligjvënësit në Kongres dhe qeveria ukrainase, raporton Washington Post.

Zyrtarët e mbrojtjes dhe administratës amerikane i thanë gazetës se nuk ka pasur “diskutim thelbësor” mbi këtë temë për muaj të tërë. SHBA, megjithatë, ranë dakord për furnizimin e diskutueshëm të bombave thërrmuese në Ukrainë.

Ukraina dëshiron që raketat prej 1.5 milionë dollarësh, secila prej të cilave peshon dy tonë dhe mund të godasin objektiva deri në 305 kilometra larg, të godasin bazat ruse shumë prapa vijës së frontit, transmeton Telegrafi.


Rusët shkatërruan kishën ortodokse gjatë sulmeve ajrore në Odesa, Zelensky: Do të hakmerremi
Lexo po ashtu Rusët shkatërruan kishën ortodokse gjatë sulmeve ajrore në Odesa, Zelensky: Do të hakmerremi

Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha në maj se mundësia e dërgimit të ATACMS, një sistem raketash me rreze të gjatë, ishte “ende e hapur” pavarësisht refuzimeve të mëparshme.

Numri i ATACMS në magazinat e SHBA është fiks. Është në pritje të zëvendësimit me një sistem të gjeneratës së re, raketën me rreze të gjatë Precision Strike (Prism), e cila pritet të hyjë në shërbim deri në fund të këtij viti, thanë zyrtarët.

Lockheed Martin ende prodhon 500 ATACMS çdo vit, por i gjithë ky prodhim është menduar për shitje në vende të tjera.

Po gjuanin granata dore në drejtim të ukrainasve, momenti kur artileria e Kievit godet ushtarët rusë në istikame
Lexo po ashtu Po gjuanin granata dore në drejtim të ukrainasve, momenti kur artileria e Kievit godet ushtarët rusë në istikame

Që nga viti i kaluar, administrata Biden ka dhënë disa arsye për refuzimin e aplikimeve ukrainase. Kundërshtimi fillimisht u përqëndrua në shqetësimet se Ukraina mund të lëshonte raketa me rreze të gjatë veprimi në territorin rus, duke e përshkallëzuar konfliktin në një konflikt SHBA-Rusi. Furnizimi me ato armë, Moska ka thënë publikisht, se do të kalonte vijën e kuqe.

Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve miratoi një rezolutë dypartiake që i bën thirrje SHBA-së që “menjëherë” t’i dërgojë ato raketa në Ukrainë.

“Nuk ka asnjë arsye për t’i dhënë Ukrainës aq sa të gjakoset, por jo aq sa për të fituar”, tha republikani Michael McCaul.

Zelensky kërkon mbledhjen e Këshillit të NATO-s për shkak të problemeve me eksportin e grurit
Lexo po ashtu Zelensky kërkon mbledhjen e Këshillit të NATO-s për shkak të problemeve me eksportin e grurit

“Nëse do t’i ndihmojmë ata, ose shkoni deri në fund ose dilni jashtë”, shtoi ai

Britania dhe Franca kanë dorëzuar tashmë raketa me rreze veprimi prej rreth 225 kilometrash, me kusht që ato të mos përdoren për të sulmuar territorin rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori