LAJMI I FUNDIT:

Vrau çiftin shqiptar dhe mbyti dy fëmijët e tyre, greku dënohet katër herë me burgim të përjetshëm

Vrau çiftin shqiptar dhe mbyti dy fëmijët e tyre, greku dënohet katër herë me burgim të përjetshëm
Foto: Ilustrim

Katër herë me burgim të përjetshëm është dënuar 61 vjeçari Sakis Varvaresos i cili në mars të vitit të kaluar ka vrarë një çift shqiptar dhe ka mbytur dy fëmijët e tyre në Andravidha të Peloponezit.

Autori është paraqitur para trupit gjykues që unanimisht e ka dënuar atë pa asnjë masë lehtësuese për veprën e tij të rëndë kriminale, vrasjen me paramendim të 32-vjeçarit Armando Kloci, bashkëshortes së tij Maria dhe dy fëmijëve të tyre të mitur, 1.5 dhe 2.5 vjeç.

Drejtuesja e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Patrës, Konstantoula Athanasopoulou, gjatë fjalës së saj theksoi se “i pandehuri ka vepruar me egërsi të veçantë dhe ka dashur t’i eliminojë si familje” dhe me ton të veçantë është shprehur se “është kriminel!”.


Duke iu referuar skenës së krimit dhe mënyrës së veprimit të tij, ajo vuri në dukje se “ai vrau, qëlloi, mbyti, tërhoqi zvarrë, lau dhe do të kishte vazhduar të pastronte vendin e krimit por ishte i pafat, sepse djali i tjetër i familjes trokiti në derë. Më pas ndërroi rrobat, u largua për në Patra, fshehu armën dhe nuk bashkëpunoi me policinë për gjetjen e saj”.

Gjithashtu, hodhi poshtë të gjitha pretendimet për çrregullim mendor dhe humbje të kujtesës, duke theksuar se i akuzuari nuk ka histori psikiatrike dhe se ka një koherencë të vërtetë në të gjitha veprimet e tij.

Vrasja e katërfishtë tronditi opinionin publik në Greqi. Trupat pa jetë të Armando dhe Maria Klocit janë gjetur në depon e shtëpisë. Djali 2.5 vjeç mbi batanije në dysheme, kurse djali më i vogël u gjet i vdekur nga vëllai i madh i tij 12 vjeç që erdhi më pas në shtëpi me një shokun e tij. Ishte fëmija i parë, nga martesa e mëparshme e 28 vjeçares, i cili mbeti i gjallë nga kjo tragjedi e pabesueshme dhe jeton tashmë me të atin e tij.

Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike. Krimi dukej i paramenduar, autori donte të zhdukte gjurmët e familjes së vrarë dhe kishte nisur t’i ngarkonte kufomat në karrocerinë e makinës për t’i transportuar. Por kur pa që e zbuloi djali tjetër, atëherë është larguar,për tu arrestuar disa orë më vonë nga policia. Në fillim nuk ka pranuar krimin, por më pas e ka pohuar me justifikimin se vrasjen e kishte bërë për arsye se familja shqiptare nuk i kishte paguar qiranë e dy muajve të fundit. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori