Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.
Ky projektligj është propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka konsideruar domosdoshmëri miratimin e këtij projektligji, ndërsa ka theksuar se propozohet që zyrtarët policor dhe punonjësit e IPK-së me autorizime policore të fitojnë të drejtën për pension të rregullt nëse mosha e tyre arrin në 55 vjet.
“Si nevojë e kohës rregullimi i kësaj çështje kërkon vëmendjen e të gjithëve pa përjashtim dhe pa marr parasysh se kush e propozon….e në emër të PDK propozoj këtë projektligj që në të ardhmen do të rregulloj njohjen e së drejtës së pensionimit për zyrtarët policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Me këtë projektligj është propozuar që zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore të fitojnë të drejtën për pension të rregullt nëse mosha e tyre arrin 55 vjet dhe përmes këtij projektligji do të rregullohen dhe përcaktohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet dhe kategorizimin e pensioneve”, ka thënë ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ky projektligj i propozuar nga PDK nuk është serioz dhe nuk e ka kalkuluar barrën buxhetore.
“Një projektligj i tillë duhet të jetë më serioz dhe duhet të ketë një kalkulim dhe buxhetim dhe tek më pastaj të flitet rreth saj si çështje serioze. PDK nisma ka ardhur nga PDK që ka qenë 12 vite në pushtet dhe tani ka pritur për 2 vite në opozitë ta sjell këtë projektligj pa asnjë konsultim dhe asnjë kalkulim dhe si të tillë ne u kemi thënë edhe në Komision se nuk mund ta përkrahim sepse nuk dëshirojmë të ngjallim pritje të parealizuara për shkak se dihet fort mirë se një projektligj i tillë ka një kosto buxhetore duhet analizë më e detajuar. Pritet edhe nga qeveria, imputi i qeverisë është i rëndësishëm në mënyrë që të jetë një ligj i zbatueshëm”, ka thënë ai.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar që edhe mazhoranca ta përkrahë këtë projektligj, derisa ka theksuar përkrahjen nga ana e LDK-së.
“Mosha e pensionimit të parakohshëm të jetë e favorshme për qëndrueshëm ose fuqizimin tutje të Policisë së Kosovës. Ne e kemi për obligim që të garantojmë trajtim financiar për policinë e Kosovës pavarësisht të metave që jemi edhe krenar edhe për punën dhe mënyrën se si është krijuar në Kosovën e pasluftës….interesi është që të ulet mosha mesatare dhe të kemi një strukturë shumë më efektive ashtu siç dëshirojmë të gjithë“, theksoi ai.
Qeveria e Kosovës nuk ka paraqitur mendim për këtë projektligjit, derisa i njëjti është dërguar në seancë pa mbështetjen e mazhorancës në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë miratuan në lexim të dytë Projektligjin për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut. Pro këtij projektligji kanë votuar gjithsej 68 deputetë.
Fillimisht janë votuar 13 amendamentet e propozuara për këtë projektligj.
E me qëllim të harmonizimit të mëtutjeshëm me Strategjinë Sektoriale për Energji, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë është votuar të kthehet në Komisionin për Ekonomi në mënyrë që të bëhen plotësimet e mëtutjeme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare