LAJMI I FUNDIT:

Aksidentoi një veturë të parkuar teksa po i ikte policisë i dehur, arrestohet 23-vjeçari në Prizren

Aksidentoi një veturë të parkuar teksa po i ikte policisë i dehur, arrestohet 23-vjeçari në Prizren

Një 23-vjeçar me inicialet E.E është arrestuar në Prizren këtë të mërkurë, pasi derisa ishte duke tentuar që t’i ikë policisë, ka aksidentuar një veturë të parkuar.

Policia njofton se fillimisht të hënën rreth orës 21:15, gjatë patrullimit me veturë civile në rrugën Wiliam Volker, në lëvizje ka verifikuar targat e një automjeti, i cili ka rezultuar pa regjistrim nga data 02/06/2021.


“I dyshuari sapo ka vërejtur veturën e policisë është futur në një rrugicë. Patrulla policore ka sinjalizuar me drite rrotative që i njëjti të ndalon, por ai ka rritur shpejtuesin duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm të policisë”.

“I dyshuari në ikje e sipër ka aksidentuar një automjet të parkuar dhe me një shpejtësi të madhe ka humbur nga dukshmëria e patrullës policore”, thuhet në komunikatën për media.

Zyrtarët patrullues kanë vazhduar me kërkimin e veturës në fjalë dhe e kanë ndaluar. I njëjti thuhet se posa ka vërejtur veturën e policisë ka zbritur nga vetura dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të stacionit të trenit.

“Megjithatë, policët kanë arritur të ndalojnë të dyshuarin ( E.E.23 vjeç ) nga Prizreni, i cili ishte në gjendje të dehur, ai arrestohet, prangoset dhe dërgohet në stacion policor për procedurë ligjore”, bëhet e ditur tutje.

Ndaj të dyshuarit procedohet lënda për ngasje në gjendje të dehur.

Nga sistemi i te dhënave për personave  vërtetohet se ai ka një të kaluar kriminale si i dyshuar për rastet  vjedhje grabitqare, dhunë në familje, sulm, kanosje dhe posedim i substancave narkotike. /Telegrafi/