LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i BBC-së detyrohet ta ndërpresë intervistën për shkak të granatimeve ruse në Kherson

Ekipi i BBC-së detyrohet ta ndërpresë intervistën për shkak të granatimeve ruse në Kherson

Një video e publikuar shfaq momentin kur ekipi i BBC News detyrohen të largohen me shpejtësi, kur fillojnë granatimet ruse në rajonin e Khersonit që është mbuluar nga uji pas shkatërrimit të digës.

BBC po intervistonte banorët e kësaj zone, kur filluan granatimet dhe shpërthimet e fuqishme, duke detyruar ekipin të largohen dhe strehohen në zonë më të sigurtë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që të martën diga Nova Kakhovka u hodh në erë dhe tërë uji i akumuluar u derdh në mbi 80 vendbanime, ku si pasojë u rrit niveli i ujit në mbi 11 metra.


Ukrainasit filmuan me dron një qytet të përmbytur që është nën kontrollin e rusëve, nënë e bir luten t'i shpëtojnë nga çatia e shtëpisë së tyre
Lexo po ashtu Ukrainasit filmuan me dron një qytet të përmbytur që është nën kontrollin e rusëve, nënë e bir luten t'i shpëtojnë nga çatia e shtëpisë së tyre

Aty uji mori me vete pothuajse gjithçka – madje në disa video shihen shtëpitë duke “lundruar”, kurse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është një katastrofë.

Ukrainasit po akuzojnë rusët për shpërthimin e digës, kurse Kremlini po mohon se është përfshirë në shkatërrimin e saj.

E prej të martës ekipet e shpëtimit po tentojnë të nxjerrin nga shtëpitë banorët që kanë ngecur brenda.

Ukrainasit publikojnë pamjet, të cilat pretendohet se shfaqin momentin e një shpërthimi në digën Nova Kakhovka
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet, të cilat pretendohet se shfaqin momentin e një shpërthimi në digën Nova Kakhovka

Ajo çfarë po u shkakton më shumë problem është fakti se ky rajon kontrollohet nga rusët.

Sa herë që po tentojnë të ndihmojnë banorët lokalë, janë granatimet ruse që po ua pamundësojnë kryerjen e punës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori