Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte në Berat në turin e falënderimeve kur ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK.
Ndërsa foli për luftën e drejtësisë, Rama u shpreh se nuk ndihet mirë kur sheh njerëz që kanë qenë krah tij, të jenë tashmë para prokurorëve, por është krenar që diçka e tillë po ndodh për herë të parë në historinë e popullit shqiptar.
“Duhet bërë durim në luftën kundër korrupsionit. Po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht që kjo nuk është e lehtë. Natyrisht që këtu ka gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë sepse nuk ke si të ndihesh mirë kur dikush që ka qenë në krah teje, tani është në krah të avokatit dhe përballë prokurorit. Me sigurisht që diçka ka ndodhur. Të gjitha këto janë pjesë e një procesi, janë pjesë e një drejtësie të re. Për herë të parë po ndodh kjo, për herë të parë në historinë e popullit tonë. Për këtë duhet të jemi krenar ne për Partinë Socialiste”, deklaroi Rama, Euronews.al.
Kryeministri foli gjithashtu dhe për rëndësinë e bashkive në marrëdhëniet në komunitet.
“Gjëja kryesore që duhet të përpiqemi bashkarisht ta bëjmë është që bashkitë tona të jenë shumë më tepër shtëpi të përbashkëta për komunitetin dhe të jenë shumë më tepër një derë, hallin që mbase nuk e zgjidhin mund patjetër ta qajnë dhe ta qajnë me respekt e dinjitet, ashtu siç është shumë e rëndësishme që ne të shkojmë përtej Partisë Socialiste, këtë na tregoi vota e 14 majit që kemi mundësi të shkojmë përtej Partisë Socialiste për të krijuar komunitet, për të krijuar një komunitet politik”, shtoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje